Frika ankthi 29.10.2019
kam qe nje vite e gjysme qe jam me frike e ankth kjo me ka ndodhe pas vdekjes se babait por pas te gjitha analozave eho ekg te zemres incizim te kokes te gjitha me kan dal mire dhe pas kontrollave tel neuropsikiatri per 5 muaj me eshte thene qe tahs eshte ne rregull por kjo nuk largohet menjeher por prpvlemin me te madhe e kam me koken bash kafka ose qe thom ne kapaku i kres nje dhimt si me shtrengon me ec dicka neper koke qe po me jep mundim ankth frike shum se mendja po me shkon vetem tek ndonje semundje pse ndonje sulm a eshte edhe kjo na frika e ankthi spo mund te jete dicka tjeter kam problem edhe me unaza te qafes
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderoj që na ke kontaktuar. Me sa ke përshkruar shqetësimin tënd kuptoj që je duke kaluar një periudhë të vështirë. Fakti që ti përmend vdekjen e babait si fillim të shqetësimit tënd mendoj se është faktorë i rëndësishëm dhe domenthënës në fillimin e këtij shqetësimi.
Mund të jetë e mundur që humbja e tij ka qenë aq e fortë për ty sa tani të ka lënë me shqetësimin e vazhdueshëm se për aq kohë sa atij i ndodhi dicka e keqe edhe ty mund të të ndodhin problem me shëndetin. Megjithatë do doja të dija më shumë prej teje, se si ka qenë për ty kjo periudhë dhe si ke mundur ta menaxhosh humbjen e babait?
Të këshilloj t’i japësh vetes mundësinë që të flasësh me një profesionist ballë për ballë, mundësish psikolog apo psikoterapistë që mund të të vijë në ndihmë për të kuptuar më mirë shqetësimin që je duke kaluar.
Nëse do të duash të ndalesh pak më gjatë mbi shqetësimin tënd e mirëpres një përgjigje.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina