Këshilla/Blog

05.06.2019

Pershendetje ! Para dy vitesh me filloi ankthi per here te pare ne jeten time . Me pushtoi nje frike e cuditeshme mos cmendesha dhe semuresha pas nje infeksioni je stomak. Qe diten e pare vizitohem tek nje neurolog ne qytetin e lindjes,dhe me tha qe kisha ankth dhe se shancet per tu cmendur ishin 0. Une vazhdoja mos te bindesha dhe erdha ne Tirane tek nje nga psikiatret me te mira dhe ajo gjithashtu me percaktoi diagnozen ankth obsesiv . Me dha nje trajtim me zoloft per disa muaj. Disa dite pas fillimit te mjekimit simptomat fizike u zhduken por mendimet jo . Pasi mbarova mjekimin kuptova se simptomat ishin zhdukur dhe su kthyhen me kurre por mendimet vazhdonin te ishin aty frika mos cmendesha dhe mos humbisja vetedijen . Fillova te punoja shume me veten duke blere disa libra motivues qe nxisnin mendimin pozitiv dhe nisa psikoterapi me disa nga psikologet me te mira ne Tirane. Pas pak kohesh psikoloja me tha se ankthi im kishte ikur 100% dhe une isha super pozitive dhe i menaxhoja perfekt mendimet . Frikrat ishin larguar dhe i kuptoja perfekt qe ishin thjesht mendimet obsesive dhe nuk me pengonin me . Prej gati nje viti e ca nuk kam pasur as simptoma fizike as bllokazh mendimesh negative pervecse me raste te caktuara sepse asnje njeri seshte gjithmone mire . Por kam nje frike te pashpjeguar se mos me kthehet serisht ankthi sidomos persa i perket simptomave fizike dhe nuk i menaxhoj dot pa mjekim duke qene se ato me iken me mjekim ne fillim . Psikologia dhe psikiatria thit qe ska mundesi te ndodhi dhe se kete frike e ke sepse nuk ke me ca te merresh duke qene se ke nje jete shume ne terezi dhe ske asgje tjeter per tu shqetesuar. Theksoj se kam nje vit qe kam mbaruar MSC dhe jam e papune sepse pres te bashkohem me burrin qe jeton jashte Shqiperise . Do deshiroja nje mendim nga ju si ta largoj kete frike mos me kthehet ankthi pasi edhe kur rastesisht me ndodh te me dhembi kraharori nga ndonje ftohje ose heartburn une direkt ja ve ankthit . Nuk e kuptoj pse cdo gje qe me ndodh ja ve ankthit dhe frikes mos mu kthye serisht . Theksoj se kam pasur disa here situata stresuese ne jete dhe i kam perballuar mrekullisht por perseri kjo frike sme largohet .

  1. Pseudenim says:

    Pershendetje dhe une jam kuruar me zo loft per 6 muaj dhe me iken gjitha siptomat fizike mendimet negative mbeten me kalimin e kohes u larguan dhe mendimet tani me ndodh ndonjeher me kaplon nje frike se mos ankthi me kthehet prap dhe fillon zemra me rreh me shpejtesi dhe gjithmone mundohem te gjej kete sms per ta lexuar dhe them besoj se ankthi sme kthehet me po nje frik e kam uroj te jeni mire.

  2. Anonymous says:

    Per sa koh ke ndjer ndryshim me zoloft

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV