Menk 11.04.2022
Pershendetje , kam pasur para 1 jave rrahje te shpejta te zemres pastaj me kapu paniku se mos po mar sulm ne zemer , ket problem dhe me heret ekam pas pak mem rreh zemra shpejt menjeher me shkon mendja se mos po mar sulm zemer, kam ber kontroll te zemres te mjeku zemren ekam shum mir me asnje problem te vogel dhe ma ka spjegu qe sulmi zemer smundet me ardh veq aty per aty pa pas probleme tjera e sene po prap mu mend me rrin aty tan kohen e kqyri se qysh pom rreh zemra, si ta largoj ket frik ndonje keshill dhe a ika ndodh najkujt njejt? Faleminderit per mirkuptim!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Menk!
Si je tani? Shqetësimi që të mundon në lidhje me sulmin e mundshëm në zemër, si ka vijuar të jetë këto kohë? Kjo që ti përshkruan është ankth me atake paniku, i cili lidhet me një shqetësim të mundshëm fizik (frikë se diçka e keqe nuk të ndodhë, pasi mundet që diçka nuk shkon me trupin tënd). Kjo quhet hipokondri, dhe është një çrregullim në të cilin ankthi përqendrohet në mundësinë e të pasurit një sëmundje serioze. Ai kërcënim duket aq real, saqë as pretendimi i mjekëve se nuk ka sëmundje të vërtetë nuk mund të jetë qetësues.
Ke shkuar edhe në mjekë të tjerë përgjatë kësaj kohe? Unë mundem ta ndjej frikën tënde, pasigurinë, besimin që vërtet diçka nuk shkon dhe kjo po të bën edhe më shumë vigjilent ndaj rrahjeve tuaja të zemrës. Që ky shqetësim të lehtësohet, është e nevojshme të kuptohet ankthi që ti po përjeton.
Çfarë e ka nxitur atë? Çfarë po përpiqet të të komunikojë përmes kësaj frikë të vazhdueshme.. Është e mevojshme që të kuptosh shqetësimin tënd përmes konsultës psikologjike. Mundesh që drejtohesh tek një psikolog ose psikoterapist, dhe nesë nuk e ke mundësinë fizike në vendin ku banon mund të komunikosh pak më gjatë në chatin e Nuk Je Vetëm.
Kujdesu për veten,
Arela
Pershendetje, jam Menki nga Kosova 30vjeq, ka vite te themi ndoshta 10vite qe vuaj nga ankthi,mendimet negative(obsesive) se mos bej dicka te pa kontrolluar, se mos lendoj me te dashurit e mi, cka nese cmenda naj dit gjithmon ekam nje pytje ne koken time se “cka nese” kam mar ndim nga psikiatri im ne Kosove kam perdor terapi kryesisht Fevarin jam ndjer koxha mir dhe me ka ndimu ekam kuptu qe jan thjesht mendime,frika aj meka then qe nuk jan reale kto dhe skam mu cmend kurr ose te bej dicka te pa kontrolluar ka 5vite qe nuk kam perdor terapi fare se kam qen mir por per momentin tash pata prap nje pa siguri se mos po mar sulm ne zemer pikerisht ju e nderuar Arela me kishni kthyer pergjigje e prap u konsultova me Psikiatrin tim me dha nje terapi tha eshte e leht shum jam duke e perdor e prap po ndina me mir por gjithmon ja lo fajin vetes pse me perdor terapi mos tan jeten duna me perdor e plot pyetje, keshtu jam shum njeri pozitiv i hareshem kam shoqni ,jam i fejuar , te fejuaren ekam ne Gjermani dhe me duhet dhe un te shkoj aqe por kjo osht nje frik e re se qysh kam mu pershtat atje ose cka nese keto mendime me kapin ne Gjermani ktu kisha mjekun tim shkoja po atje ku me kerku ndim si tja bej, e fejuara edin per djengjen time eka pranuar por prap jam i pasigurt gjithmon jam ne kontakt me psikiatrin tim por deshta dhe nje mendim tjeter prej teje si profesioniste e kesaj lemije sepse ktu dhe gjikojn njerzt ende Kosove se pse me vizitu psikiatrin , vetem te cmendurit e vizitojn e plot sene, por ja qe un edi qe nuk kam mu cmend e nuk kam me lendu kerkon pjesa qe me shum me mundon osht kur tum vin mendime se cka nese e lendoj psh nenen time ose nipin e mesen time por jan thjesht mendime KURR asnjeher keto 10vite e me shum qe ikam keto mendime nuk kan ndodh ato cka kam mendu apo nuk kam vepru keq kurr ne jet por prap nganjeher kur tum vin si mendime ma mundin vetbesimin tim dhe duna me fillu terapi!