05.12.2016
pershendetje :Une qe po ju shkruaj jam e shqetesuar per vellain tim ka filluar te shprehet se kam frike nga vdekja eshte 36 vjec i matrtuar dhe ka femije .Kete problem e ka qe ne moshe te adoleshences po e kaperceu ket problem me mjekim , tani po shfaq te njejten gje eshte i merzitur ju lutem me ndimoni pres keshillen tuaj si ta kalojme kete situate se po behem edhe une keq duke ditur se cfar situate eshte ai .Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
eshte mjaft pozitive qe ju po kerkoni ndihme per vellain tuaj! Kjo tregon perfshirje dhe interes te larte dhe patjeter qe kjo lloj perfshirje eshte ndihmuese edhe per ate.
Fillimisht, dua t’ju them qe frika nga vdekja eshte nje fenomen goxha i pranishem tek njerezit. Ne disa studime eshte pare qe 12-16% e njerezve kane perjetuar ne nje moment te jetes se tyre frike te moderuar ose te larte nga vdekja, pra qe do te thote 1 ne 7-8 veta perballet ne nje moment te caktuar te jetes se vet me friken nga vdekja. Ne disa raste, frika nga vdekja behet me intensive dhe kthehet ne penguese per jeten dhe mirefunksionimin e personit, duke marre formen e ankthit kronik, apo te atakeve te panikut.
Menyra sesi ju mund te jeni ndihmuese ne kete rast eshte duke nxitur vellain tuaj qe te kerkoje per mundesi ndihme. Eshte mjaft e rendesishme qe personi qe po perballet me nje situate te tille te marre nje pozicion aktiv ne zgjidhjen e problemit, pasi kjo rrit shume mundesite qe ai ta kaloje me shpejt kete gjendje. Per shembull, ju mund te nxisni vellain tuaj qe te shkruaj vete ne kete faqe dhe te jape me shume informacion per gjendjen qe po kalon ne menyre qe edhe ne te ndertojme nje dialog te drejtperdrejte me te. Ka disa menyra qe mund te ndihmojne ne tejkalimin e kesaj gjendjeje. Ju permendet, marrjen e recetave te ilaceve. Kjo eshte nje menyre relativisht e mire dhe e shpejte ne tejkalimin e gjendjeve te ankthit, por qe nderkohe ka dy kufizime te rendesishme. Se pari, ekziston mundesia me e madhe per perseritje te kesaj gjendjeje ne nje moment tjeter te jetes pasi ilacet heqin simptomat por personi nuk ndergjegjesohet per burimin dhe mekanizmat e ankthit dhe se dyti ekziston mundesia qe personi te krijoje nje lloj varesie nga ilacet ne momentet kur ankthi eshte i vazhdueshem. Nje nder format me efikase dhe te qendrueshme te stabilizimit te ketyre gjendjeve eshte psikoterapia, pasi ndihmon ne kuptimin me te thelle te mekanizmave te ankthit. Ne Tirane ka sherbime me te konsoliduara psikoterapeutike, nese banoni afer Tiranes.
Ju falenderoj edhe nje here qe keni kerkuar ndihmen tone dhe presim qe te na jape me shume informacion vellai juaj,
Gjithe te mirat,
Elvis Popaj
Edhe une kam te njejten gja me duket se cila dit kalon them nuk jetoj ma edhe kam 2 fmi dhe ku do qe me dhemb them tani po vdes
Jam vizitu krejt analizat I kam bere me kan dal mire po nuk e di pse e kam kete ndjesi