Këshilla/Blog

Frike dhe fiksime pa baze 29.05.2023

Pershendetje si jeni jam nje djale qe per momentin kur jam ne pune sa here shikoj makina qe ndalojn ne rruge ose futen midis dy korsive dhe ndalojne per pak momente me ze frika sikur jane njerez qe me ndjekin ose duan te bejne dicka,dhe kur shkoj per ne shtepi cdo makine qe shoh rruges ose ndaluar ne ndonje lagje me duket sikur me ndjekin a nuk e di jam bere me fiksime kot….nuk eshte se merrem me ndonje gje te keqee ose kam probleme te medha serjoze qe keto mendime te kene cik kuptim por prap ne mendjen time kam frik…sheree te vogla kam patur para dy tre vitesh por jan gjera qe jan sqaruar e sjan shfaqur me…pastaj mendoj nese dikush do donte te bente dicka do e kish bere me koh….nuk e di mbase njerzit ndalojne rruges ne lungo mare meqe ka hotele plot dhe lokale ose ndalojne per te telefonuar ndonje nuk e di mua m duket sikur ndalojn per mua….pak m par ish nj makin cik m tutje lojalit qe punoj e pash qe u nis dhe e kam ecur me shpejt me biciklet qe te shihja kush ishte a nuk e di porqe ja fiksime kot nuk di ca te bej sa vjen e mendoj m shum gjera

  1. Anonim says:

    Uaaa njesoj dhe une jam goce dhe skam asnje problem me askend por se di nga me eshte fiksuar

  2. Anonim says:

    T kuptoj po per ty mund t jet pak me ndryshe se je goc

  3. Anonim says:

    Mendoj se nuk ka lidhje gjinia,ti e ke ngaqe ke pasur konflikte me persona apo thjesht frike e krijuar pa shkak?
    Une e kam pa shkak thjesht imagjinata ime dmth,mendoj me te keqen pa lidhje fare.Edhe me familjaret ndjehem e pasigurt dhe kjo me ben akoma me keq sepse nuk kam asnje shkak pse ti kem keto mendimeUroj te behesh mire dhe ta harrosh sa me shpejte kete gje!

  4. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm.al!
    Shqetësimi si ky që po përjeton mund të shkaktohet nga disa arsye. Për shembull, së pari a je gjendur ndonjëherë në një situatë ku kjo të ketë ndodhur në të vërtetë? Që të të kenë ndjekur me makinë apo me diçka tjetër? Nëqoftëse po, mund të jetë një stres i shkaktuar nga kjo situatë. Megjithatë, duke marrë parasysh moshën tënde (20 vjeç) unë do të të këshilloja që të bëje një vizitë në një psikiatër për të bërë një vlerësim të plotë dhe për të mos e lejuar këtë situatë të bëhet më keq.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  5. Anonim says:

    Po kam konflikte por para shume kohesh dhe jo kaq t medha sa t m ken ndjekur me makin apo dicka e till…thjesht me eshte krijuar pa shkak tani

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV