Perse 17.09.2019
Mirdita shpresoj te jeni mir, desha ta ndaj me ju nje problem qe me preukupon tash e disa vite por me nderprerje, kam probleme me frymemarrje me duket sikur nuk ngopem frik pastaj stresohem shum se behem hala me keq vitin e kaluar i kam ber te gjita analizat laboratorike dhe te gjitha me kan rezultuar mir super por vetem njera gjenderr me ka dalur pak me e ngritur se tjetra por doktori privat me ka then qe esht normale nuk ke pse shqetesohesh dhe e kam ber edhe testin e frymemarrjes ma kan vendosur nje shtipalt ne gisht edhe ajo me ka dalur super normale por mua me duket sikur ne fyt kam probleme kur mar frym ose kur heci kur lodhem me duket se me fryhet dhe ma veshtirson frymemarrjen nuk e kam pasur qe 1 vit dhe kam qen shum mir po nje dit kam dalur me nje shok qe te heci dhe kur jam ulur qe te pi kafe me dukej se nuk po ngopem fryme ne fyt me duket sikur kam diqka qe ma veshtirson frymemarrjen dhe zakonisht ndodh kur lodhem ose kur heci nganjeher nuk e mendoj dhe ndihem me mire por prap e kam sikur rrenje ne koke qe me kujtohet dhe ma humb sensin e nuk ndihem mire ju lutem me tregoni qfar eshte ose qfar te bej sepse kjo po ma humb lumturin dhe po me jep stres dhe nuk po ndihem rehat. Faleminderit gjitha te mirat.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Do te kisha sugjeruar te besh ndonje vizite per stomak, nese ke probleme me te.
Pershendetje edhe une te njejtin situate ndodhem 1 vit bllokim me frymarrjeem sidomooos sa bija ne gjume perdita nje rutine sa mbyllja syte min i 1 nk mbushesh a me frym ooo cpo heq nga KY ankth sa shpirti in e di. cdo ane jam super po KY ankth po me nxin jeten. tani skam me bllokim frymarrje pot marramendje sa hapa hedh ne dite aaq marramendje kam po beje 8 _9 muaj shpresooj tme largohet se po humb kohen kot me te. Mos e mbaj mendjen atje sepse une dal kuudo ne shtepi e Kam me Keq dhe mbaaaase na kalon me kalimin e kohes. Te shpesojme
Pershendetje i dashur,
Faleminderit qe e ke ndare me ne kete shqetesim qe te preokupon prej vitesh. Me vjen mire qe analizat laboratorike te kane dale shume mire.
Nga letra kuptoj qe ke kryer ekzaminime fizike qe kane perjashtuar mundesine e ndonje semundjeje apo problemi shendetesor.
Ankesat e tua mund te vijne per arsye psikologjike ose emocionale, ndaj do te te sugjeroja kryerjen e nje konsulte me nje mjek psikiater apo nje psikolog klinik, per te vleresuar tanime shendetin mendor apo emocional. Shpesh, ankesat ne dukje fizike mund te lidhen me çeshtje te pazgjidhura emocionale qe ushtrojne presion ne trup.
Shpresoj te te kem orientuar sadopak dhe nese ke nevoje per orientime te metejshme, ndihu i lire te na shkruash serish.
Perzemersisht,
Lediona Braho