Ankthi 27.05.2021
Pershendetje si jeni?
Nuk e di kush nga ju e ka kete problemin me frymarrjen , nuk di si ta shpjegoj, momente bllokohem fare sikur sme hapen mushkerit, me bllokon dicka ne fyt se di si ta them. Kur e mbaj mendjen atje jam me keq akoma. Mundohem te marr fryme me goje qe te mbushem. Sikur skam oksigjen, kam qen en spital jam kontrolluar oksigjeni eshte 99 . A esht ankth apo cfar se nuk e di se besoj dot te jete psikologjike dicka e tille. Naten skam fare problme fle rehat sme pengon . Ju lutem kush eshte si une
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Te ftojme te na tregosh dicka me teper rreth shqetesimit tend ne menyre qe te merresh nje pergjigje me te plote nga nje prej eksperteve. Prej sa kohesh e ndjen kete shqetesim dhe ne cfare situatash te ndodh? A ka ndonje situate specifike qe ta shkakton kete gjendje? Ndihu e lire te na shkruash serisht.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Kete problem e kam edhe une afro qe dy jave kur jam ne shtepi qe nuk merrem me asgje me shkon mendja dhe kam problem me frymarrje te plote. Kur dal jasht per shetitje ose per pune thjesht nuk e mbaj mendjen ketu nuk me paraqet problem. Siq duket problemi i njejt eshte kush mund te shtjelloj me shume problemin. Faleminderit.
Te njejtin problem kam dhe un afro 1 vit problem me frymemarrjen ka perjudha 2-3 jav qe jam shum mire pastaj me kthehet perseri si mund te na ndihmoni ta kalojm faleminderit
Kshu jam edhe un po e perjetoj shum keq kete gjendje
Si kalove Ana a ke gjetur zgjidhje per kete problem? Une jo.. ka dite jam mire ka dite e bllokuar 100%