Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje, sotnkam degjuar per faqen tuaj dhe mendoj qe eshte tamam dita qe do te kisha kerkuar ndihme per gjendjen qe ndodhem. Kam njohur dike por jemi takuar vetem dy here dhe ai mendon qe une e kam genjyer per ish te dashurin tim, por ne fakt une vetem nuk i kam treguar asgje deri ne kete rast sepse sapo jemi njohut, kemi dy muaj qe flasim dhe jo shume shpesh pasi ai nuk jeton ne shqiperi. Do te doja nje pergjigje per zgjidhjen e ketij problemi. Ose nje keshille se si duhet te sillem qe edhe pasi i kam thene disa here qe nuk e kam genjyer, ai nuk me beson? Faleminderit!

  1. Mendimtari says:

    Kompleksi qëndron te ai që është me mentalitet parahistorik.

  2. Dr. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje
    E lexova me shume interes historine tuaj, me duket mese normale qe secili nga partnered ne cift te kete patur nje te shkuar te tij/saj, dhe eshte e drejta e secilit te trgoje aq sa e sheh te arsyeshme rreth kesaj historie. Nuk eshte mekat qe nje femer te kete patur nje lidhje e cila per shume arsye eshte nderprere. E rendesishme eshte marrdhenia e momentit me partnerin actual, dhe dty muaj jane shume pak per te rrefyer histori te tilla, dhe per asnje arsye nuk mund te quhet genjeshter, ju do te keni kohe te flisni dhe per te shkuaren tuaj, por pasi te keni njohur te tashmen e njeri-tjetrit, pasi te keni konsumuar me shume biseda rreth jush, e pasi te keni qendruar me shume bashke me njeri tjetrin. Nje te vertete nuk mund ta kerkosh me ngul, atge do ta marresh pasi te kesh dhene shume dashuri. Leri kohe te njiheni me mire, nuk pse shfajesohesh per asnje arsye. Nese te do vertete do te te kuptoje, ndoshta do te ta lere ty nese do te vendosesh t’I tregosh ose jo per nje histori te tille….Kjo nuk eshte genjeshter, eshte thjesht jeta jote per te cilen duhet te flasesh aq sa e sheh te arsyeshme. Mes partnereve nuk ka sekrete, por dy muaj jane shume pak per t’I shpalosur ato.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV