Këshilla/Blog

Elaela 08.04.2020

Pershendetje jam nje vajz 18 vjet dhe jam e shkurt me trup jam vetem 1.57 aka mundesi qe te zgjatem akoma ne ket mosh dhe si faleminderitt!!

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Pyetjes tuaj i eshte dhene njehere pergjigje, por po ua nisim dhe njehere. Gjatesia eshte tipar qe percaktohet kryesisht nga trashegimia gjenetike qe kushdo prej nesh e merr nga prinderit. Eshte e veshtire te sfidohet forca e gjeneve. Gjithashtu te ushqyerit e mire, kryesisht gjate femijerise se hershme jane faktore qe ndikojne ne arritjen e potencialit gjenetik apo jo. Nese je ushqyer mire pergjate ketyre viteve (dhe me tej) gjasat jane qe te keni arritur potencialin gjenetik per gjatesine. Nuk ka studime definitive per te kuptuar nese sporte specifike te ndihmojne te zgjatesh. Megjithate gjatesia jote eshte disa cm me pak se gjatesia mesatare e femrave ne vendin tone qe eshte 161.8 cm, pra nuk do te thoja qe je shume e shkurter sic e konsideron ti veten. Te sugjeroj te perqendrohesh ne aspekte te vetes te cilat mund t’i permiresosh dhe te pranosh ato aspekte ndaj te cilave nuk kemi asnje lloj kontrolli. Te mirepres nese do te duash te ndalesh pak me gjate mbi rendesine qe ka per ty gjatesia dhe pse mendon se te ben te vuash kaq shume ide qe “je e shkurter”. Gjithe te mirat.

    Perzemersisht,

    Dorina
    Psikoterapiste

    1. Elaela says:

      Doja te ndalesha edhe pak me pengon shum qe jam kaq e shkurt per ate vendosa te shkruj nuk kam vetbesim tek vetja nuk me dilet por dua ta di aka ndonje ushtrim apo diqka qe te zgjatem edhe pak ju faleminderit!!

      1. MSc. Dorina Kapaj says:

        Pershendetje,

        Duke qene se ju keni ende disa vite kohe per tu zgjatur u sugjeroj te filloni te ushqeheni mire per ti dhene trupit mundesine te arrij potencialin maksimal gjenetik dhe te qendroni sa me shume aktive qe te jete e mundur. Per te kuptuar se cila diete ushqimore do u ndihmonte ju specifikisht me mire u keshilloj te beni nje vizite me nje nutricionist. Gjithe te mirat.

        Dorina

        1. Elaela says:

          Faleminderit shume kam filluar ti bej disa ushtrime qe gjeta ne youtube a mund te ndikojn sado pak faleminderit!

  2. Anonymous says:

    Hmm pershendetje persee nuk e postoni pyetjen timee 3-4 e kam shkruajtur num eshte asspak ne rregull kjo pune e juajaa..

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Cila eshte pyetja juaj?

      Stafi Nuk Je Vetem

  3. Anonymous says:

    Pershendetje jam 20 vjecar dhe un kam probleme me ritjen e penisit num eshte aq sa duhet me te vertere kam rene ne depresion me veten time sdi se cfare te bej nese do mundet me sport fittness apo ndonje vitamine ose crem me tregoni ti perdor sepse tek mjeki nuk mund te shkoj sepse kam turp sedi se si te reagoje vetem tek ju jam mbeshtetur,am shum ne hall ju lutem me ndihmoni.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Duhet kuptuar arsya pse e ke kete problem, nese ke shkaqe organike apo shqetesime psikologjike. Medikamentet mund te ti jap vetem mjeku pas nje vizite kshuqe u duhet ta rikonsideroni mundesine per t’u takuar me nje mjek. Te lutem na shhkruaj ne rubriken Pyetjet/ Bej pyetjen tende me ne detaje sa kohe ke qe e ke kete shqetesin dhe nese mendon se e ke nga shkaqe psikologjike ne menyre nje te merrni pergjigje nga nje ekspert. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV