Këshilla/Blog

20.02.2016

Pershendetje!
Shqetesimi eshte veshtiresia e krihiimit te nje lidhje konstruktive.
Fillimet e lidhjeve destruktive jane te hershme, te perhershme. Asnje lidhje nuk ka qene e shtruat dhe normale; lidhja me e rendesishme zgjati pak kohe por takimet pas perfundimit te saj vazhdoje edhe sot, sa per 30 min…
Kur mundohem te gjej nje zgjidhje, pasi realisht e dua tashme nje lidhje te tille kam nje nevoje te madhe per te qare fort dhe papushim, kam nje boshllek te madh brenda vetes.
Jam munduar ta zgjidh por askush sma mbush syrin e ne fakt pak apo kohet e fundit fare ska njerez te inetesuar per te me njohur per nje lidhje.
Faleminderit

  1. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Ndërtimi I lidhjeve konstruktive është sfidë, por jo e pamundur. Nëse lidhjet desktruktive janë të përherëshme dhe të hershme atëherë ka diçka që duhet të punosh me veten. Për të kuptuar c’të shtyn të përfshiesh në marrëdhëne që të lëndojnë. Ndoshta duhet të zbulosh brenda vetes për ato mendime, ndjenja impulsive që të shtyjnë drejt këtyre marrëdhënieve. Kurt ë zbulosh dhe punosh ato pjesë vetëdestruktive do të mbrohesh me shumë nga këto marrëdhënie. Të sugjeroj të shkosh tek një psikolog klinik. Nëse nuk arrin dot të gjesh vetë atë që të mundon, dhe kjo nuk është dobësi, shumë njerëz nuk munden dot të kërkosh brenda vetes dhe të gjesh arsyet që të çojnë në këto marrëdhënie, mos ngurro të kërkosh ndihme. Profesionistët prandaj janë, që të ndihmojnë njerëzit të njohin veten.
    GJithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV