A. 20.07.2023
Pershendjetje… Jane 2 dite qe kam marr vesh qe mami vuan nga kanceri gjirit dhe jam shum e reduar emocianlisht , Fakti qe m duhet ti qendroj.prane ne.spital dhe duhet te dukem e lumtur n sy te saj me vret shume , qaj fshehur dhe dridhem dhe kam nje ndjesi te cuditshme shqetesimi cdo.koh nuk fle dot mendoj vetem cfare do.ti.ndodh asaj … mendoj si.do ta perballoj ajo kur ta kuptoj semundjen e saj.. Mendime te tilla me vijn me koke qe nese mamit i.ndodh dicka do vras veten sja dal.dot pa te
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne këtë eksperiencë dërrmuese që po kalon.
E ndjej që është lajm I fortë, që dhemb shumë, që është tejmbushës, që të paralizon, që të përmbys e rrëshqet, të corienton, për më tepër që të kërkohet të mbash një fasadë tjetër me atë që ndjen përbrenda. Imagjinoj që përjetimi duhet të jetë i tmerrshëm.
Unë mendoj se ti tani je në fazën e shokut dhe në këto ditë shumë të shpejta nga lajmi I vështirë, je shumë e tendosur në gjithshka që ndjen, përjeton, mendon dhe je në limitet të papranueshmesm aq sa do ta pushosh atë që ndjen dhe po përballesh.
Nuk është e lehtë të orientohesh në mënyrën dhe formën më të mirë për momentin. Shpresoj që ti ke përreth teje familjarë, motra, vëllëzër miq, shokë shoqe e njerëz të dashur të tu që mund të mbështesin, dëgjojnë dhe ku të mundesh sa më shumë të ndash me ta cfarë ndjen dhe cfarë ke nevojë të thuash, të shprehesh, etj. Kjo është shumë e nevojshme në këtë moment sepse shoku dhe dhimbja është e madhe
E dyta është që cdo gjë që po ndodh duhet marr me radhë dhe me informacionin e duhur. Ju keni marr një diagnozë për mamin që kuptoj që është e tmerrshme por besoj se ka nje prognozë, ka një trajtim, ka një protokoll mjekësor. Njeriu ka shumë angazhim për të bërë përpjekjet për tu përmirësuar, shëruar, bërë më të mirën. Përpara se të bëjmë skenare në bazë të shokut në të cilin ndodhesh, është gjithashtu mirë që të gjitha hapat, faktet dhe gjërat për tu bërë të merren një nga një.
Gjithashtu e gjitha që je duke bërë e ndjerë në këto moment, tregon dhe është shumë dashuri.
Kuptoj që mami nuk di gjë dhe me kohën do shikoni se cfarë është më e mira të bëni, ndoshta ta informoni për një gjë për të cilën edhe do I duhet të kurohet. Ndoshta është mirë ta flisni në familje këtë gjë pasi në këtë pikë jeni të gjithë të afektuar por edhe mami si personi direkt do ketë nevojën e të vërtetës në një pikë.
Kjo për të thënë që në këtë moment është e vështirë për ty të mendohet në mënyrën më optimale, por shpresoj se përgjigja ime të bën të reflektosh dhe uroj që mami të ketë një ecuri sa më të mirë.
Po pate nevoje te flasesh me mua direkt, te fotj te futesh ne chat ku mund te falsim drejtperdrejt.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Oraret se kur ka psikolog online i postojme rregullisht tek Instagrami dhe Facebook – @nukjevetem.al
Te mirepres,
Alma
Alma