Këshilla/Blog

Lili 13.06.2022

Pershendetje! Jam nje vajze 15 vjecare ne klasen e 9. Kjo eshte nje teme qe nuk e kam dikur me asnje me pare nga trupi dhe nga opionioni I keq i te tjereve per kete Teme.
Ne vitin 2021 un Hyra ne nje kurs per sport dhe aty njoha dy vajza qe ishin motra. Me vajzen ne moshen me te vogel e cila eshte aktualisht ne klasen e 8 ne nje shkolle larg times, krijova nje shoqeri te mire. Une kisha shume besim tek ajo dhe e konsideroja shume te afert. Pas disa muajve une I nisa nje foto te trupit tim asaj dhe ajo i beri screenshot pa dijenine time. Tashme ato foto jane kudo ne telefonat e shokeve dhe shoqeve te mija dhe kjo gje me ben te ndihem shume keq. Un jam nje vajze e hapur por pas kesaj ngjarjeje qe ka 1 vit e 2 Muaj qe ka ndodhur une nuk jam me vajza qe kam qene. Ju drejtova juve per te kerkuar ndihme si te veproj pasi une jam munduar ti genjej shoket dhe shoqet duke I theme se nuk jane fotot e mija po nuk ka funksionuar. Ju faleminderit!!!

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje!
    Duke qenë se është një temë delikate për ty, e marr me mend se sa guxim të është dashur të na shkruaje dhe më bëhet shumë qejfi që arrite ta merrje këtë veprim. E kuptoj që tani mund të ndihesh e zhgënjyer nga shoqja që e ke konsideruar të afërt dhe ndërkohë je duke vuajtur pjesën se shoqet / shokët e tu kanë një foto të trupit tënd. Më lejo të të them se, ti nuk ke bërë asnjë gjë të gabuar. T’i dërgosh një mike në formë mirëbesimi një foto të trupit nuk është faj. T’i marrësh dikujt foton dhe ta shpërndash pa lejen e personit që është në foto, është shkelje privatësie dhe ky është një veprim i gabuar. Është e rëndësishme të kuptosh që ti nuk zhbën dot atë që ka ndodhur para 1 viti, apo nuk ndryshon dot reagimin e miqve të tu ndaj teje. Ajo që është në dorën tënde është mënyra se si ti ndihesh dhe sa i lejon ata/ ato të ndikojnë në jetën tënde.
    Për të punuar në lidhje me këtë gjë, do doja të dija pak më shumë rreth situatës në të cilën ndodhesh. Cfarë ka ndodhur gjatë këtij 1 viti? Deri në cfarë forme dhe mase ka qenë reagimi i shokëve të tu? Që prej fillimit deri sot, a ka ndonjë ndryshim në reagim/ apo ngacmimet e tyre? Miqtë e tu vazhdojnë ta kujtojnë në të njëjtën shpeshtësi apo është harruar ndopak? Në letrën tënde, thua se nuk je vajza që ke qenë. Si ka ndikuar kjo ngjarje në jetën tënde? Si ndihesh ti në lidhje me këtë gjë? Cfarë ka ndryshuar tek ty? Si ke qenë ti më para dhe si je tani? A ia vlen që ti të lejosh të tjerët të ndikojnë kaq shumë negativisht tek ty, pa patur asnjë faj? Një vajzë 14 vjece është shumë normale që të ketë besim te mikja e saj dhe të mendoj se ajo nuk do ta lëndoj. Ndërkohë nga ana tjetër unë nuk e di nëse ke arritur të flasësh me vajzën në fjalë dhe ti kërkosh arsye pse e bëri.
    Të sugjeroj që një eksperiencë të tillë mund ta marrësh si një mësim. Për shembull, jo të gjithëve mund tu besojmë dhe tu dërgojmë dicka private tonën. Merr kohën tënde dhe mendo në lidhje me pyetjet e paraqitura më lartë. Ne jemi këtu duke pritur letrën tënde të rradhës me dëshirën për të ndihmuar.
    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV