Këshilla/Blog

06.02.2017

Prsh po bej 1 vit e gjys jam ne gjendje ankthi dhe kam shqecime ankth bllokim frymarje marje mendesh rraje te shpejta zemre djersitje keputje gjunjesh .dhe kam shku te neurologu me keshilloj xanax dhe esram .piva xanx per 1 muaj ma nderpreu kurse esrami e vazhdova per 6 muaj .ok u bera mir vajta per konsult prap ma nderpreu ilacin jem mir me tha . 20 qesh mir pas qe me nderpreu kuren .me filluan prap shqecimet shova prap me keshillon esramin prap .kam 7 muaj qe e perdor kete ilac dhe kam pak permisim .ju lutem nje pergjigje .elisa berdica te pershendes na zemra

  1. Anonymous says:

    Ju lutem me kthem nje pergjigje mario

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje i dashur Mario,

      Ja kemi derguar pyetjen ekspertit perkates. Nderkohe te lutemi te besh pak durim derisa te vije pergjigjja e ekspertit.
      Te ftojme te shikosh edhe videot te eksperteve qe ndodhen ne kanalin tone ne youtube. (https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig)

      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem.

  2. MSc. Elisa Berdica says:

    Pershendetje i/e dashur,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar per problemin qe ke. Me vjen mire qe kerkoni ndihme duke iu drejtuar specialisteve te shendetit mendor, sepse ky eshte nje hap i pare shume i rendesishem per sherimin tuaj.
    Kjo gjendje ankthi qe pershkruan, ne çfare situatash shfaqet me se shumti? Te ndodh ne momente te veçanta, si per shembull kur je midis nje turme njerezish apo ne ambjente te hapura, apo kur perballesh me ndonje kafshe apo insekte, apo eshte nje gjendje e zakonshme qe e perjeton ne çdo moment te dites pa pushim? Perveç vizitave me neurologun, ke bere ndonje takim me ndonje psikolog? Meqenese ilaçet po funksionojne do te thosha qe eshte diçka pozitive por mundohu te kerkosh opinionin e neurologut se deri kur duhet te vazhdosh t’i perdoresh. Ne varesi te ashpersise se simptomave, personalisht jam hezituese ne perdorimin e medikamenteve. Ne rast se perdoren dhe funksionojne do te keshilloja qe te kombinohen me psikoterapi (pra terapi te nje psikolog/e). Psikoterapia eshte e provuar shkencerisht qe funksionon ne rastin e ankthit. Aty meson se si ta mbash ate nen kontroll, si te menaxhosh frymemarrjen e cila lidhet me marramendjen, e si rrjedhoje edhe simptomat e tjera permiresohen. Menyra me e mire per te luftuar ankthin eshte ta pranosh ate si nje reagim i trupit tend ndaj disa situatave specifike, ta njohesh ate ne detaje e te njohesh simptomat. Frymemarrja eshte elementi i dyte mbi te cilin duhet te punohet dhe kete e meson ne terapi. Prandaj nje kombinim i neurologut (apo psikiatrit) dhe psikologut sebashku eshte rruga me e mire per ta zhdukur ankthin komplet.
    Duhet gjithashtu shume energji e pune mendore. E kuptoj qe eshte rraskapitese por nga ajo qe shikoj ti po ben nje pune shume te mire ne rezistencen tende dhe te pergezoj per kete. Mundohu gjithashtu te fokusohesh ne nje menyre jetese sa me te shendetshme. Nje higjene e gjumit e mire, nje ushqyerje e shendetshme, aktivitet sportiv e kohe per veten tende e gjerat qe te pelqejne jane hapa ne dukje te vegjel, por jashte mase te rendesishem. Gjithashtu suporti social eshte esencial prandaj mundohu te flasesh sa me shume me familjaret dhe rrethin e ngushte shoqeror per ndjenjat e tua.
    Te ftoj gjithashtu te na shkruash serish per te na informuar mbi permiresimin tend. Shpresoj qe kjo te te ndihmoje!
    Gjithe te mirat,
    Elisa

  3. . says:

    Prsh elisa .kam pas permisime me esramin .po a krijon varesi ky ilac .me para kam pas frik na lartesia .frik si kur do me binte te fiket .a zgjat shum kohe ju lutem

  4. . says:

    Dhe ne mes te turmes kur ka shum njers me ka ndollur shum her

  5. . says:

    Se di a do me largohet kjo gjendje

  6. Anonymous says:

    Prsh ! Dhe un kam gjendje ankthi , sa mendoj per vdekje bahem shum keq cfar te bej

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Ju ftojme ta shruani shqetesimin tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem keshtu mund te merrni pergjigje nga ekspertet tane.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV