Demi 28.04.2022
Jam ne gjendje shm te keqe me veten. Nuk ndihem mire me veten time. Me duket sikur nuk jam ne realitetin qe jetoj. Them me vte ku jam keshtu. Kujtoj te shkuaren dhe them sa mire kam qene . Me pak fjale jam si e pa qarte psikologjikisht.
Kjo me bene te ndihem shm keq dhe e friksuar , nuk veproj dot nuk komunikoje dot nuk dal dot. kam frike nga njerezit se nuk jam ne gjendje te komunikoj. .kam frike. Dhe behem shm keq kur kam nji dicka qe duhet bere apo duhte shkuar diku behem keq pa ndjenja dhe nuk e hedh kemben te dal . Dmth me ka ikur cdo guxim dhe kurajo . ndihem shm keq ,sa ska ku te veje me .
Dua te rri vetem dhe te beje ca mund te beje . Amani re ca eshte kjo keshtu. me mire e vdekur se sa keshtu.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe une kam probleme me ankthin biles shum te forta, do te sygjeroja nje gje, si fillim provo te besh dicka ndonje aktivitet fizik ndonje pun shtepie qe te pelqen ndonje krijim, krijimi eshte shprese. Dhe munde lodhjen mendore me lodhje fizike do ndihesh me mire.
Përshendetje Demi.
Të falenderoj që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne problemin tënd.
Reagimet trupore si rënia pa ndjenjia apo humbja e fuqive vijnë prej ngërceve psikologjike.
Nga letra juaj mund të ndjej dhe kuptoj agoninë që po ndjeni. Mund të flasim së bashku. Sa kohë ka kjo gjendje që ka nisur? Ju thoni që kujtoni të shkuarën tuaj dhe cdo gjë ka qënë më mirë. Si ka qënë kjo e shkuar? Cfarë eventesh kanë ndodhur në jetën tuaj? A ka ndodhur dicka kohët e fundit që ka prishur ekuilibrat tuaj? Cila është frika juaj? Cfarë do të ndodh nëse përballesh me njerëzit? A do të jenë ata kritik ndaj teje? Duken shumë pyetje por të ndihmojnë të kuptosh më tepër rreth gjendjes.
Duket sikur ke një lloj pasigurie ndaj vetes dhe aftësive të tua për të qënë pranë të tjerëve. Në letrën tuaj ndjej shumë pasiguri.
Të këshilloj të ndiqesh pranë një psikoterapisti në mënyrë që eksplorimi të jetë më I plotë dhe më I thellë, të kuptosh realisht se cfarë nuk po shkon sic duhet.
Vec kësaj të ftoj të na shkruash sërish edhe në chatin online të faqes sonë.
Të uroj sa më shumë qetësi!
Oliana