11.06.2018
Përshëndetje,
Jam 15 javëshe shtatzanë dhe kam gjëndje ankthi. Ka vite që vuaj nga ankthi po jam mësuar ta menaxhojë dhe më shfaqet në raste hidhërimi ose gëzimi. Meraku im është se mos kjo gjëndje ankthi do më dëmtojë fëmijën dhe kjo më bën të ndihem akoma më keq. Sado që përpiqem ta qetësoj veten është më e fortë se unë. Deri tani të gjitha analizat dhe kontrollet e shtatzanisë kanë dalë mirë, por unë përditë zgjohem me merakun se po e dëmtoj fëmijën tim. Këtë nuk do tja falja vetes. Ju lutem më thoni çfarë duhet të bëj që të qetësohem?
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur.
Si fillim dua te te uroj per pritjen e embel. Me thua qe ke vite qe vuan nga ankthi. Ne lidhje me cfare ke patur ankth? Po tani cfare natyre ka ankthi yt? Ti permend qe me para ke arritur ta menaxhosh. Po tani cfare nuk funksionion qe nuk po arrin ta menaxhosh? Me fol pak me shume per simptomat qe ke, mendimet qe i shoqerojne. Vete periudha e shtatzanise eshte nje periudhe ankthndjellese dhe eshte mese e kutpueshme, duke marre parasysh se je perballe te panjohures. Sigurisht qe ankthi dhe stresi nuk jane faktore positive gjate nje shtatzanie, sidomos nese ato jane te vazhdueshme. Si fillim, nuk te lejojne qe te shijosh kete periudhe aq te vecante. Se dyti, mund te zmadhojne me shume disa simptoma qe vete shtatzania ti jep per shkak te ndryshimeve qe sjell ne te gjithe organizmin. Mirpo, nuk eshte dicka determinuese qe te tregoje se ankthi te shkakton ne menyre te drejtperdrejte dicka tek foshnja qe po rritet brenda teje. E di qe nuk eshte aspak e lehte, por mundohu te aplikosh cfare ka funskionuar me pare per te menaxhuar ankthin. Nderkohe nese nuk funksioonon, mund te na shkruash serish ose ti drejtohesh nje psikologu personalisht ne menyre qe te marresh nje ndihme me specifike. Nderkohe, perdor teknika relaksimi (te frymemarrjes dhe te muskujve), bej gjera qe te pelqejne te besh dhe te japin kenaqesi, kerko ndihmen e partnerit qe te jete me ty ne kete rrugetim te bukur te shtatzanise. Nuk e di nese eshte shtatzania e pare, por di qe nuk do jete cdo gje fushe me lule, por do jete shume e vecante dhe ka emocione shume te bukura pertej ankthit. Une te uroj me te mirat ty dhe foshjes qe do te vije ne jete. Mos hezito ten a shkuash serish.
Me respekt,
MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike/Psikoterapiste
Pershendetje jam nje vajze 25 vjece jam 3 muajshe shtatzan para 4 muajesh kalova nje atak ankthi paniku shum te fort kam perdorur vetem nje vaj susami asgje tjeter tani ka nje jav qe me shoqeron ankthi edhe kur jam e qet duke ndenjur me fillon nje ndjesi e keqe ne stomak dhe me rri ne ti fyt dicka qe me fjal nuk e shpjegoj dot nuk eshte dhimbje por dicka qe me torturon
Pershendetje Ela,
Te falenderojme qe na ke shkruar. Per te marre keshillim per problemin tende duhet ta shkruash tek opcioni PYETJE E RE, dhe jo ketu si koment.
Te mirepresim.
Gjitha te mirat,
SatfiNukjevetem
Jam shtatzan kam akth mendime te kqija nuk ja dal dot kisha ankth edhe me heret te ne shqiptaret mentaliteti i dobet pom mundojn krejta jam shum keq mundem me humb beben martesem gjitha a guxojn shtatzan me perdor barna si me tejkalu ju lutem
Pershendetje,
Ne menyre qe te merrni pergjigje nga eksperti, shqetesimin tuaj duhet ta beni ne rubriken Pyetjet/ Bej Pyetjen tende. Faleminderit dhe gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem
https://nukjevetem.al/pyetje/
Prsh jm 26 vjece mm nje vajz …problemi im me ankthin filloi qe ne momentin ekarantines .por ankthi po me vmend mundohem ta kaloj por nk mundem vetem me ilace qetesohem jm shum ne hall me duket silur jeta po me mbaron ..
Ela ne te njejten gjendje si ty jam dhe un nuk di si ta shpjegoj njifare kohe m iku sepse kjo ndjesia n fyt mka fillu qe prej karantines madje dhe pse pata nj abort spontan e kam vujt teper tani jam perseri shtatzan dhe kto ditet e fundit kam fillu mu ni njejt si ty
Pershendetje desha me ju pyet si e keni kaluar ankthin se i lexova mesazhet .Jam shtatzen dhe po kam problem dhimbje koke mendime problem me frymarje shtrengim ne gjyks trubllushem 6 muaj jam
Pershendetje un kam djalin vetem 4 muajsh dhe perseri kam mbetur shtatzane jam 9 javsh mirpo gjdo nate shoh endrra shum te kqija sikur djalin qe e kom eshte keq edhe perjetoj ankthe deri 2-3 here gjat nates pastaj gjat dites nuk ndihem mir shpesh edhe syt me terrohen
Gjdo gje merreni me qetesi
Shpresoj qe do e kalojm edhe kte