Alva 20.10.2019
Pershendetje.Problemi im ka nisur diku rreth 5 muaj me pare.Nuk jam e lumtur jam tere kohes e merzitur nuk jam ne qejf mendoj qe do me ndodhin gjera te keqija dhe nga gjithe kjo gjendje fillova te kisha dhimbje koke te papershkrueshme.Shkova dhe u vizitova bera dhe nje rezonance dhe nuk me doli as sinozit dhe as migrene por doktori me tha qe gjithcka 90% e kesaj gjendjeje te vjen nga stresi i madh.Qe ate dite me dha disa ilace por nuk me qetesojne dhe une e ndjej veten time qe sa vjen dhe behem me keq me dridhet trupi me dridhen duart me merren mendte vetem qaj dhe me duket sikur nuk po me ec asgje spo me shkon asgje sic dua.Jam munduar shume ta motivoj veten time.Ne fakt jam dhe shume e mbyllur sepse prinderit e mi jane shume fanatike dhe nuk me lene te dal nga shkolla ne shtepi dhe nga shtepia ne shkolle.Realisht kam shume nevoje per ndihmen tuaj.Dua te jem perseri e lumtur dhe te mos mendoj qe vetem gjera te keqija do me ndodhin.Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Si ty. Zemer bej nje analize gjaku komplet. Aty do te shikosh nivelet e hekurit ne gjak. Mund te jene te uleta goxha dhe gjendja qe pershkruan ti se kalon jane disa nga shenjat e renies se hekurit. Shko tek mjeku i familjes e ai do te drejtoj tek nje hematologe. Te shkuara.
Prsh dhe une kam akoma ketu e nje vit qe kam marramendje me duket sikur do bije shuuume j ne fillim kisha problem ne frymarrje sikur mbytesha ne gjume tanii. Qenka shuuume I forte sa here Mar force Brenda meje ta perballoj prap bije me mund pooor do ta kalojme edhe pse eshte nje ferr I vertet, ai do beje te sajen uroj tna kaloj sa me shpejt kjo gjendje
Pershendetje dhe un te njejtin problem si vajza kam por jam dhe anemike e kam nivelin e hekurit te ulet mos ndikon dhe kjo, se nuk mund ta kontrrolloj dot stresin cfare ha e nxjerre
Bej ndonje vizite per ankthin pasi keto shenja nese ste del asnje rezultat i keq nga analizat, nenkupton qe ke shenja ankthi dhe duhet kuruar. Merr ilace te nje specialist si fillim i cili e mira eshte te jete nje psikiater. E kam vuajtur vete, puno me veten dhe do e kalosh shume shpejt.
edhe une jam njejte sikur ti por deshta te pyes the qe ke dhimbje koke a te dhemb kafka e kokes qe i thom ne kopa e kres si shtrengim sikur ke dicka brenda ne koke dhe te jep munim ankth frike a te ndodhe edhe kjo ty
Përshëndetje e dashur Alva,
Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar pikërisht ne duke treguar shqetësimin dhe situatën aktuale që duket se nuk është e lehtë për ty.
Ti përmend në letër që je në një gjendje goxha stresuese, mërzitëse, emocione negative, edhe pse je përpjekur për ta ndryshuar.
Në radhë të parë më vjen mirë që ke bërë disa vizita e analiza dhe janë shmanguar disa shkaqe lidhur me këtë. Ndërkohë që ti përmend edhe që ke marr medikamente po nuk përmendet në rast se është bërë një vlerësim I gjendjes tënde dhe a je duke u trajtuar përvse me medikamente edhe me seanca këshilluese.
Mendoj se kjo është shumë e rëndëishme pasi duket se ti je një vorbull mendimesh e ndjesish negative që bëhen kurth dhe ciklojnë po mendime e sjellje negative. Për më tepër, kur nuk arrijmë dot të procesojmë dhe përballojmë dicka, trupi ynë përkthen në reagime të tjera si formë për të shpërthyer (sic përmend edhe ti në letër, dhimbje koke, dridhje duarsh etj)
Cfarë mendimesh negative ke? Nga se ke frikë kryesisht? Kur ka filluar e gjitha kjo? Cfarë mendon se ta stimulon të gjithën? Ke persona për të cilët flet për këto? Cfarë mendon ti se në rast se do kishte dicka që do të bëje ose do të merreshe, do ta ndryshoje në jetën tënde aktuale, do ta lehtësonte dhe të të bënte mire? Nga ana tjetër, cfarë është pozitive te ty? Cilat janë mendimet pozitive? Si I bllokon ti mendimet
negative me argumenta racionalë? Të ndihmon dikush në këtë?
Tjetra është që ti tashmë ke idenfikuar një problem lidhur me familjen tënde dhe cfarë s’të pëlqen. Fakti që këtë e ke thënë shumë qartë në letër, do të thotë që të shqetëson shumë dhe kërkon forcë dhe veprim nga ana jote per të folur me prindërit për këtë gjë, për ta ndryshuar këtë dhe për ti informuar edhe që ti nuk je mirë dhe ke nevojë që ata të suportojnë. Kjo shumë e rëndësishme e dashur. E di që mund të mos jetë e lehtë, por mendoj se do të ndihmoj ty të ndryshosh disa gjëra në jetën tënde. Ti thua në letër se do të jesh sërish e lumtur dhe unë e kuptoj nevojën dhe dëshirën tënde, por aktualisht kërkohet që të bëhen hapat e vegjël për të ndryshuar situatat që ta krijojnë këtë gjendje angushtie deri në këtë pikë dhe duke folur më shumë me ndonjë psikolog ose ekspert për mendimet që ti ke dhe si mund ti kuptosh ato.
Duke shpresuar se përgjigja ime të ka ndihmuar disi, të uroj gjithë të mirat më tej dhe jemi këtu në cdo rast nqs dëshiron të flasësh më shumë,
Me respekt,
Almandina
Refko. Rri gjithmon keq nuk kam vullnet per asgje