Sara 16.04.2020
Dje bera nje eko transvaginale tek gjinekologia per arsye se po ne vonoheshin menstruacionet me 10 dite ( kam cikel te rregullt, cdo 28 dite).
Gjinrkologia me keshilloi qe pasi te perfundoje cikli,7 dite me vone te bej nje PAp test sepse qafa e mitres iu duk e zhveshur per moshen time.
Cfare do te thote?
Cilat jane padojat qe mund te kete pasi jam e shqetesuar.
A do te thote kjo mundesi te kancerit te qafes se mitres?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nuk e pyetet mjeken per kete? Kjo do te thote qe te besh thjesht nje egzaminim rutine. Ne varesi te pergjigjes, mjekja do ju spjegoje cdo gje. Por personalisht mendoj se po qe se mjekja do kish dyshuar per kancer, do te te merrte biopsi direkt, nuk do te te thoshte hajde me vone. Keshtu qe mos u shqetesoni, por per cdo paqartesi, mos hezitoni te diskutoni me mjekun qe ju kontrollon. Gjithe te mirat.