Anita 01.02.2022
Pershendetje,
Desha te pyes per tabletat Microgynon me duhet ti perdor per 21 dite pastaj 7 dite pushim dhe t’ja filloj prap. Kete muaj me duhet ti ja filloj nga dita e merkur a duhet te ja filloj nga tableta ku shkruan e merkur apo t’ja filloj nga tableta e pare pasi qe jan te shenuara me dite te javes. Si duhet t’ja bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Ndjese per vonesen, me siguri tashme e keni zgjidhur. Mikrogynoni I ka te gjitha tabletat me te njejten doze, prandaj vendos ditet e javes ne menyre qe te lehtesoje kontrollin e marrjes. Pra, nuk ka rendesi nese merrni te paren apo te treten. Ditet jane thjesht per t’ju orientuar.
Gjithe te mirat,
Elinda