Kejsi 14.12.2020
Pershendetje stafi i nuk je vetem shpresoj se ko me marr naj pergjigje prej jush falemderit paraprakisht.
Problemi im ta quajm eshte se me ka ndodh ne gjume te perjetoj nje lloj endrre ne te cilen e dija se isha ne ender isha ne gjume por nuk mundesha ti hapja syt apo si te them te zgjohesha nga gjumi por un e dija qe isha ne nje enderr dhe i meshoja fytyres time dhe i thoja se duhet te zgjohesh por ishte e pamundur ishte sikur te kisha mbet ne mendjen time dhe nuk po gjeja menyren per tu zgjuar pak disa kohesh i hapa syt dhe gjith trupi im ishte duke u dridhur theksoj se nuk kisha frymemarrje te shpejt ose problem me frymemarrjen zakonisht kur ndodh te kemi makthe ne gjume,ndoshta ju duket e cuditshme po shpresova te di a ka diqka lidhje me psikiken ose a i ka ndodh dikujt,per mua ishte nje eksperienc teper e quditshme por edhe e frikshme sepse gjerat qka i ndjenja ne at enderr vetedija ime i ndjente trupi im po ashtu nuk e di eshte e veshtir per tu shpjeguar,ishte vetem zi sikur te vdisje apo nuk e di por un i thoja vetes se duhet te zgjohem por ishte shume e veshtir,kam frik se me perseritet kjo gje dhe a mundet me vdek njeriu ne kete form pra mos me mujt mu zgju me dal prej ksaj.Pres pergjigjie
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu! Nga sa pershkruan ne letren tende, eshte krejt normale qe te ndjesh frike pas perjetimit te nje episodi te panjohur dhe te pakendshem per ty. Ky perjetim nuk eshte i pazakonte, pra mund ti ndodhe shume njerezve ne nje moment te caktuar te jetes, ne forma nga me te ndryshmet (pamundesi per te folur apo levizur, veshtiresi ne frymemarrje apo ndjesi sikur mbytesh, etj). Pertej shijes jo te mire qe le, ne rastet me te shpeshta nuk eshte shqetesuese. Kjo mund te vije nga lodhja, mbingarkesa, stresi, zakone jo te mira dhe te rregullta te gjumit, e fjetura ne pozicion drejt ne shpine, ndonjehere mund te ndodhe dhe si pasoje e gjendje te caktuara psikologjike si ankthi, depresioni, etj. Do te ftoja te reflektoje si je ndjere ti perpara ketij episodi, ka pasur dicka qe mund te kete ndodhur me ty? Gjithashtu, mund te provosh te rregullosh zakonet para gjumit, psh. te shmangesh ekranet (tv, cel, tablet, kompjuter) 1 ore para gjumit, te shmangesh diskutime apo mendime qe kerkojne zgjidhje ceshtjesh apo problematikash, perpiqu te vendosesh nje orar te pershtatshem per te fjetur dhe qe te mundeson te besh jo me pak se 7-8 ore gjume, etj. Nese ndjen se ka dicka qe te mundon apo paraqet ndonje gjendje te caktuar psikologjike, do te keshilloja te konsultohesh me nje profesionist qofte kjo ne menyre private apo dhe ne chat online me ekspertet e platformes. Nese deshiron mund te shkruash serisht. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
Gabriela