Këshilla/Blog

21.03.2016

Dua te di si merret hepatiti B?A eshte i rrezikshem,a kurohet?dhe si te kemi nje melci te shendecme?ne familjen time nuk ka te semure me hepatit si psh Babai mamaja por un Dua te di

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje,

    Hepatiti B eshte nje semundje e melçise, e cila e ben ate te zmadhohet dhe te mos kryeje funksionet e saj siç duhet . Kjo semundje shkaktohet nga virusi i Hepatitit B. Ai merret nepermjet kontaktit direkt me gjakun e nje personi te infektuar, spermes, dhe lengjeve te tjera te trupit. Per tu mbrojtur nga infektimi duhet te kemi parasysh qe vaksinimi eshte ai qe rekomandohet qe ne lindje te femijes. Mund te vaksinohen edhe femijet me te rritur dhe te rriturit .Gjithashtu mund te shmangim infektimin duke perdorur prezervativ gjate marredhenieve seksuale sidomos kur keni me shume se 1 partner, duke mos perdorur shiringa te perdorura me pare, duke veshur doreza kur ju duhet te prekni gjakun ose plaget e dikujt tjeter, duke mos perdorur furçen e dhembeve dhe briskun e rrojes te nje personi te infektuar, duke u siguruar qe mjetet e berjes se tatuazheve dhe vendosjes se pirsing te jene sterile. Hepatiti B trajtohet me medikamente ose ne rruge kirurgjikale ne varesi te gravitetit te semundjes.
    Per te pasur nje melci te shendetshme ju duhet te beni kujdes me dieten tuaj duke shmangur “lodhjen” e melcise. Ju keshilloj te rruani nje diete te balancuar ushqimore. Mundohuni qe ushqimet te jene te gatuara mire, paster dhe te pasura ne vitamina , minerale , aminoacide etj. Konsumoni sa me shume perime dhe fibra. Eliminoni ushqimin e konservuar, ngjyruesit dhe embelsuesit artificiale dhe konservantet.Shmangni ushqimet e pasura me yndyre.Mundohuni te hani te pakten tri ore para gjumit duke I dhene kohe te mjaftueshme melçise per t’i kryer shume funksione gjate nates, qe te mos jete e ngarkuar me proceset tjera trupore siç eshte tretja.Shmangni pirjen e tepert te alkoolit , duhanit, kafes apo pijeve me permbajtje kafeine, marrjen me tepri te medikamenteve duke mos u konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj. Pini sa me shume uje.
    Keto jane disa keshilla te pergjithshme qe mund te keni parasysh gjate dites tuaj per te pasur nje melci te shendetshme. Ne qofte se keni shqetesime apo dyshime nuk duhet te hezitoni te takoni mjekun tuaj.
    Gjithe te mirat!

    1. Deni! says:

      Pershendetje! Te falenderoj qe me kthyet pergjigje!Sic e thashe dhe me lar me familjen time nuk kemi qe vuajne nga hepatitiB.A mund ta marr Une ate nese perdor briskun e rrojes se babait tim dhe prihem pak?Babai im vuan vetem nga veshkat nuk ka HepatitiB

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.