Djali 12.08.2021
Pershendetje!
Jam nje djale 33 vjecar, me arsim te larte.
Pa trauma psiko sociale, nuk perdor susbtanca narkotike.
Para 3 vitesh kam patur nje problematike shendetesore disi serioze por qe fstmiresisht pas 6 muaj mjekimesh gjithcka u kthye ne normalitet.
Gjate ketyre 3 viteve kam patur periudha me dhimbje te zones ku kam patur demtimin para 3 vitesh ( demtim artikular ) por qe nga kontrrollet mjekesore qe kam bere fatmiresisht kane rezultuar pa riperseritje te demtimit.
Kam rreth nje muaj qe me eshte rishfaqur dhimbja ne te njejten zone,kam ri bere ekzaminimet imazherike dhe jam konsultuar me shume mjeke ortopede dhe imazheriste. Nje pjese e mjekeve me thone qe nuk ka demtime te dukshme te imazheri ndersa nje pjese e mjekeve thone qe mund te jete demtimi qe ka patur heren e para para 3 vitesh por qe mund te jete ne faza fillestare sa nuk ka dhene demtime te dukshme ne imazheri.
Duke qene se dhimbja eshte konstante dhe nuk permiresohet nga medikamentet analgjezike, doja te perjashtoja ndonje lidhje te mundshme me sindromen hipokondriake. A eshte e mundur qe nje perceptim i gabuar te manifestohet me ndjesi dhimbje fizike reale? Dhe si mund te ndahet nqs eshte dhimbje reale ( nga nje perseritje e mundshme e diagnozes qe kam patur ) apo nje “trick” qe ben truri dhe e perjeton si dhimbje reale?
Ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Uroj qe kjo leter t’ju gjeje mire! Ne letren tende thekson se ke nje muaj me keto dhimbje, por qe mjeket raportojne se nuk ke demtime te dukshme. Nese je duke perdorur medikamente mbi problemin shendetesor do te sugjeroja qe ti jepje pak kohe qe medikamentet te jepnin efektet e tyre. Nese jo, perpiqu te fokusohesh se cfare mund te kete ndodhur para nje muaji (ngjarje e caktuar) qe mund te kete ndikuar ne friken tende ndaj demitimit dhe perjetimin e dhimbjes fizike. Nese eshte psikologjike dhe jo demtim fizik real, fokusohu ne ate qe ka ndryshuar ne jeten tende para nje muaji dhe ne vazhdim (familja, marredheniet apo puna). Nje nga keto ngjarje mund te ndikoj ne perjetimin e dhimbjes fizike. Por te sugjeroj ti japesh pak kohe vetes dhe nese kupton se dhimbja fizike vazhdon dhe nuk permiresohet (edhe pse mjeket thone se nuk ka demtim fizik) atehere te sugjeroj te konsultohesh me nje terapist. Uroj t’ju kem ndihmuar me pergjigjen dhe ndihuni i lire te na rishkruani.
Gjithe te mirat!
Pershendetje!
Nuknkam patur asnje ngjarje te rendesishme qe mund te lidhbsi shkak per filliminbe dhimbjes para nje muaji. Javen e fundit kam filluar te nsihem vetvetiu me mire. Mjekimet i kam nderprere pasi i perdora rreth dy jave dhe nuk me lehtesonin. Nuk kam bere asgje dhe dhimbja po largohet vetvetiu. Edhe kete radhe nuk arrita te kuptoj shkakun e dhimbjes…