Afraid 20.08.2021
Mirëmbrëma Doktor! Shpresoj te jeni mire! Kisha nje pyetje qe me shqeteson ndoshta me teper se c’duhet. Fakti qe jetojme ende ne nje shoqeri te jo mire informuar rreth HIV/AIDS dhe ne nje shoqeri qe nuk mbrohen sa duhet ne marredhenie seksuale apo nuk kryejne analiza pasuese me shqeteson teper. Pervec menyrave qe ne njohim me siguri qe jane transmetues te drejtperdrejte te virusit HIV, sic jane marredheniet seksuale, nga nëna tek femija, nga injeksionet dhe nga gjaku, une doja t’ju pyesja per kete te fundit. Kontakti jone ne jeten e perditshme me njerez qe mund te kene te cara te vogla, te djegura, gervishtje apo plasaritje ne duar dhe po ashtu ndodh qe edhe ne te kemi ndonje te care te vogel ne dore, nga nje shtrengim dore, prekje a ferkim i shpejt ne lekuren tone midis nesh dhe individeve te caktuar a eshte virusi i afte te transmetohet? Apo ka nevoje per me shume kontakt? Me shume sasi gjaku dhe me shume sasi virusi ne gjak? A eshte aq sasi e vogël gjaku infektuese dhe a duhet te kemi frike nga keto kontakte qe mund ti kemi te perditshme? Gjithashtu a eshte rreziku me i larte nga keto kontakte nese takojme individe qe kryejne marredhenie te pambrojtura me shume partnere? Kam shum besim se mund te marr nje pergjigje qetesuese prej jush ku mund te me shpjegoni me fakte realitetin. Sepse përgjigja e zakonshme kur lexoj nga studime eshte “Egziston nje mundesi e vogel” por nese mundesia ndodh tek ne? Ndoshta tregohem me hipokondriake se c’ duhet po besoj se eshte sheqetesuese fakti qe ne kemi kaq shume te infektuar qe prej 1993 dhe vazhdojme po me ritme te larta. Do ju isha shume mirenjohese nese do merrja nje pergjigje do me lehtesonte teper ankthin qe me shkaktohet kur takoj njerez ne jeten e perditshme. Gjithe te mirat per ju!