07.07.2016
Pershendetje juve… Kerkova e kerkova dhe prape se prap po shkruaj ketu..
Jam vajze por nuk e di a pelqej vajzat apo djemt? E di qe nje dite do te gjeja ate djalin qe do te me kuptonte e keso lloje gjerash te me respektonte e donte sepse edhe oferta kam pasur “boll” ama asnjehere si kam pranuar ne menyre qe te mos i lendoja, por e kam te veshtire te ja beje te qarte vetes sime a pelqej vajzat apo jo apo jam biseksuale apo jam transeksuale edhe per keta po ju shkruaj.. Jam Vajze por, por i pelqej shume gay-te djemte qe jane homoseksual ose me mire me te qarte; do te doja te isha djale dhe te doja nje djale s’dua te jem vajze dhe te ndjeje flutura ne stomak nga nje djale por nga nje vajze e per kete arsye.. ose me e mira nga keto te isha djale dhe te doja nje djale.. Ndoshta ka 1 vjet qe kam kete gjendje por asnjehere s’isha kaq e vendosur tju shkruaj.. Ju falenderoje shume nese marr pergjigje.. shumee..
Ju lutem me ndihmoni jam ne gjendje jo te mire nga keto pyetje qe jam kam parashtruar une vetes time gjithnje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na adresove neve konfuzionin e shqetësimin tënd të momentit.
Në letrën tënde, nuk ka shumë informacion për marrëdhëniet e tua të kaluara dhe si kanë qenë ato. Kjo do më ndihmonte të kuptoja më shumë, pasi ndonjëherë pas tyre fshihen mendimet e vërteta e shmangiet që mund ti bëjmë vetes, lëndimet nga e kaluara apo frikërat që mund të kemi.
Gjithsesi, e lexova letrën tënde me shumë interes dhe vëmendje dhe mendoj që në fakt ajo cfarë ti paraqet është një konfuzion për të relatuar, e mbase për të stabilizuar një marrëdhënie të thellë.
Shprehesh që je e bezdisur nga “flutrat” nga “sjelljet”, “që s’do të lëndosh”, e më duket se më shumë të shqetëson pjesa e stabilizimit të intimitetit ( me intimitet nënkuptoj gjithë dimensionet e tij, e mbi të gjitha atë emocional e relacional midis dy personave), pavarësisht nëse intimiteti ndërtohet në një raport heteroseksual apo homoseksual.
Më duket se në letrën tënde ti shpreh më shumë dëshirën për të ndërtuar një raport që do të bëj ty të ndihesh mire, një person që të të kuptoj, me të cilin/të cilën të ndihesh e lirshme të përjetosh ndjesinë ashtu sic do. Nuk është e thënë të përjetojmë ndjesitë sipas klisheve e formateve sociale të gjinive përkatëse.
Është ok edhe kur përjetojmë konfuzion apo kaos, pasi kjo do të thotë që nevojitet të kuptojmë e të njohim më mirë veten, kështu që të këshilloj ta perceptosh e mendosh si një rrugë që duhet të përshkruash.
Nuk mund të dish se cfarë do apo kërkon në rast se nuk i jep shanse vetes të ndërtosh marrëdhënie. Dil, njih, kupto cfarë do, përpiqu të njohësh veten tënde, nga cfarë shmangesh, cfarë të drejton.
Do të këshilloja që më shumë se të vendosësh veten në kërkim (apo zgjedhje) të preferences seksuale, të vendosësh veten në kërkim të personit e shpirtërores që do të bëj të ndihesh mirë, pa i bërë presion as vetes dhe as tjetrit.
Të uroj gjithë të mirat në eksplorimin drejt njohjes së vetes,
Je e mirëpritur të na shkruash sa herë që dëshiron,
Gjithë të mirat,
Ju falenderoje shume per ndihme, do te bej c’mos qe te gjeje veten sa me kjarte..
Kaloni Mire dhe falemnderit perseri.
Faleminderit ty. Rrugetim te mbare 🙂
Jam njejta vajze. Porkam frike shume frike se di pse po me lendohet zemra sdi qka dua huuhhh 🙁
O Zot sdi si t’ja bej 🙁 oh