Këshilla/Blog

15.05.2017

Kam humbur virgjerin ne kete mosh dhe jam penduar cfare duhet te bej se kam shum frik dhe shum stres?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje,
    te falenderojme qe na ke kontaktuar ne lidhje me kete ceshtje kaq te rendesishme per ty. Te lutem na shkruaj prap dhe na trego se cfare moshe je, qe te pregadisim nje pergjegje sa me te mire per ty.

    Stafi Nuk je Vetem

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na ke shkruar dhe ndan me ne ate cfare te shqeteson.
    Virgjeria eshte nje teme shume e prekur ne webfaqen tone dhe me sa kuptojme, vazhdon te jete akoma tabu per te pranuar zhvirgjerimin. Megjithate, kryerja e marredhenieve seksuale ne nje moshe te vogel, mund te sjelle shpesh here me shume shqetesim sesa kenaqesi. Edhe pse trupi mund te jete pak a shume gati, mund te mos jesh gati nga ana emocionale dhe si pasoje mund te kesh stres, pendese apo frike, sic shprehesh ti. Po nga se e ke kete frike? Me hyrjen ne adoleshence, fillojne dhe dyshimet per vendime te ndryshme ne marredhenie me veten, bashkemoshataret dhe te rriturit. Ne kete pjese hyn dhe vendimi per te kryer marredhenie seksuale ne moshe te vogel, apo jo. Ti je ne piken, ku nuk ka me kthim mbrapa, Ajo cfare eshte bere, nuk mund te zhbehet. Une te pergezoj qe e ndave me ne kete gje, pasi keshtu ti mund te rikuperosh veten nga ana emocionale. Dhe kjo eshte pjesa me e rendesishme. Nese ishte dicka e iniciuar me deshire nga ti dhe ti tani nuk ke me te njejten deshire, duhet ti japesh vetes kohe. Do ta kuptosh kur do te vije momenti qe ti te kryesh serish marrdhenie, ne menyre qe te mos ndjehesh e penduar me pas. Jepi vetes kohe te rritesh edhe ca, e nderkohe shijo te bukurat e te vecantat qe ka mosha jote tani.
    Gjithsesi, mos harro qe nje marredhenie seksuale ne moshe te vogel sidomos (dhe ne adoleshence), duhet te jete gjithmone e mbrojtur, per te shmangur semundjen seksualisht te transmetueshme, si dhe shtatzanite e padeshiruara.
    Ne vijim, nese do te vazhdosh te kesh shqetesime emocionale ne lidhje me kete ceshtje, do te te sugjeroja qe te na shkruash, ose nese ke deshire mund te takosh psikologen e shkolles, apo cdo psikolog/e tjeter qe ofron keshillim.
    Mos hezito te na shkruash serish, ne cdo memoment qe do kesh nevoje.
    Te uroj cdo te mire!
    Me respekt,
    Ardita Korriku,
    Psikologe Klinike!

  3. Anonymous says:

    Pershendetje jam 17 vjeq kur kam qen ne moshen 11 vjeq kam kryer mardhenie me nje djal t moshes time dhe mbas disa oresh nuk mund të urinoja mir dhe kisha pak gjak mund ta di a e kam humbur virgjerin?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV