Këshilla/Blog

Jora 14.11.2023

Prsh,une jam 29 vjece.Deri dje isha e virgjer dhe e kam pas ruajtur veten me nje fanatizem te madh qe vetem kur te vinte ai person qe do e doja vertete,dhe do isha plotesisht e sigurt do e beja.Kalova nje lidhje 1 vjecare,por nuk arritem kurre ne momentin final edhe pse e doja por prap doja te prisja momentin e duhur,dhe ai e respektoj kete gje.Pastaj ai pesoj nje fatkeqesi shendetesore dhe ne fatkeqesisht nuk mund te ishim bashke per keto gjera por ama i kam qendruar prane per cdo gje dhe e kam ruajtur me fanatizem per 2 vite e gjysem si lidhje.Erdhi nje moment para 2 muajsh qe dikush tjeter shfaqi pelqim per mua dhe fillova dhe une pak me vone pas disa tentativave nga ai te kisha nje lloj terheqje.Edhe pse truri me thoshte tjeter gje qe jo, se nuk isha e sigurt.Plus mendjen e kisha akoma te tjetri dhe sdoja te ngjante si tradheti nga ana ime.Ai me ftoj disa here per te dale,ne fillim nuk pranoja por pastaj pas disa ftesave dhe une fillova te krijoja nje besim se ma shfaqte se me pelqente vertete dhe kishte ndjenja te forta per mua. Pas 2 muajsh njohje pasi jemi dhe ne te njejten pune dhe 4 takime gjithesej jashte pune me con nje dite ne hotel.Une prap si naive qe jam si natyre i thoja kot me solle ketu se per me teper nuk me pyete. Por prap kisha thelle thelle njelloj besimi te ai. Filloj te me prekte,te me fliste,une thoja sdua ta bej.Por prap arriti deri sa e beme per here te pare.Fillova qava shume keq.Ai thoshte me fal.Te dua vertete.Por prap u ndjeva e zhgenjyer se i thoja jo here pas here dhe me tha nuk bejme gje vetem te rrime te perqafuar te ndjejme njeri tjetrin dhe pastaj arriti qe e beme edhe pse prap gjate aktit i thoja jo.Por prap se di pse nuk e pata guximin te cohesha njehere e mire qe aty dhe mos te vazhdoja me.Tani ndjehem qe me eshte thyer besimi te ai.Dhe ndjehem e zhgenjyer si me ate si me veten qe pse arrita deri aty,pse pranova ne njefare menyre te hyja dhe ne hotel kur menderisht nuk isha e sigurt akoma edhe pse mund te kisha disa terheqje me te ose ajo deshira per te provuar nje dite dhe une heren time te pare.Por nuk doja aq shpejt. Une qe nuk jepja shanse kollaj.Dhe doja te ndodhte ne nje moment kur do isha plotesisht e sigurt ne te gjitha aspektet.Tani ndjehem ne faj edhe ndaj personit tjeter qe e kam dashur dhe me ka dashur vertete dhe qe sja kam dhene ate shans.Ndjehem shume keq tashme.Kam 2 dite qe nuk jam rehat fare, ne stres,qaj.Ne cdo moment me kalon ai imazh dhe nuk me le se ndjeri fajtore pse duhej te ndodhte aq shpejt dhe pse ja lejova vetes sepse e di qe me ate sdo te mund ta vazhdoj sepse nuk pershtatemi nga aspektet e tjera.Plus qe kam dhe dhimbje akoma te fundi i barkut e te legeni. Te lutem disa keshilla si ta kaloj kete gjendje. Se po ndjehem shume keq. Ai vazhdon akoma me flet por une ca momente nuk dua as ta shoh me sy.Ndjej zhgenjim dhe thyerje besimi.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Jora,

    Faleminderit që na shkruajte dhe më vjen vërtetë keq kur lexoj përjetimet e tua në letrën tënde. E marr me mend që mund të mbizotërojnë ndjenja faji ndaj personit që e ke dashur dhe zhgënjim ndaj personit që u përfshive në aktivitet seksual. E imagjinoj që kjo është një periudhë e vështirë për ty. Të lutem, pa ulur rëndësinë e ndjesive të tua, më lejo të theksoj se një e rritur mund të zgjedhë të kryejë marrëdhënie seksuale me kë të dëshirojë dhe kur të dëshirojë. Është ok të duash të njihesh me dikë dhe të heqësh dorë kurdo që ti e sheh të arsyeshme. Po ashtu, një vajzë/ grua mund të dëshirojë të shkojë në hotel me dikë dhe të zgjedh të kryejë ose jo marrëdhënie. Pra, ti nuk ke faj për dëshirat/ vendimet e tua dhe ato duhet të respektohen nga kushdo qoftë pala tjetër. Pvr të shmangur keqinterpretimet e mundshme me anë të letrave të sugjeroj që ky moment/ situatë ka nevojë të punohet në një ambient më të sigurt, me psikolog klinik apo psikoterapist. Në lidhje me ndjenjat e fajit që mund të kesh ndaj personit që e ke dashur, ndoshta do të ndihmonte që ti ta flisje me të. Mund të të ndihmojë në zvogëlimin e ndjenjave të fajit dhe të kuptosh vërtetë se ku qëndron marrëdhënia juaj. Nga ana tjetër, mund të ndihmojë të flasësh me personin që po njiheshe dhe ti shprehësh ndjesitë dhe nevojat e tua në lidhje me atë situatë apo cfarë do të ndihmonte ty në këto momente. Ajo që do doja të theksoja është që të fokusohesh më shumë në kujdesin ndaj vetes si fizikisht dhe vështirësit psiko-emocionale që kjo eksperiencë ka lënë tek ti. Ndihu e lirë të më rishkruash ose mund të drejtohesh në chatin e faqes nukjevetëm.al.

    Kujdesu për veten!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.