Këshilla/Blog

04.02.2019

pershendejte stafi nuk je vetem kam nje problem qe po me mundon prej vitesh une kam kaluar shum situata te kqija ne jet kam brenga dhe kto probleme qe kam kaluar me kane ber njeri shum te bute emocional dhe gjithmon e vej veten ne vend te tjetrit kur flas pasi besoj dhe ne zot dmth ne energjine e brendshme e pekufizoj parajsen dhe ferin si nje energji shpirterore qe ne e kemi ne dore dhe mund ta ndryshojm na momenti ne moment ne varsi te situatave qe na ndodhin duke qen se jam person me energji shpirterore pozitive me duket sikur njerzit me ngacmojn kastile per te pare dicka qe une se kam treguar kure anen time te eret ose te keqe me duket sikur cdo situat provokative qe me ndodh me ndodh per shkak se dikush apo dicka do tme thot qe ja dhe ti je si kta nuk je ndryshe je egoist, lakmitar,perfitus,bile po tme jipej rasti do i shfrytezosha njerzit vetem e vetem per ti treguar njerezve qe me kane rrethuar (medioker) qe une ja dola edhe pse menyra qe zgjodha sishte e drejt prap ja dola nuk e di por kto kohet e fundit me duket se suksesi i gjithckaje ne jet eshte qe te mposhtesh friken po pse duhet te kemi frike kush na e imponon ate dhe pse duhet qe ne disa situata te behesh i keq ose perndryshe cmimi i kesaj energjia te bukur pozitive eshte nje minus i madh ne shoqeri????????????

  1. toni says:

    Pershendetje jam personi i cili ka shkruajtur problemin e lartepermendur a do ktheni pergjigje se me kaq sa prita jam bo me i keqi lagjes dhe icik do boj pakt me djallin :p

    1. main says:

      Përshëndetje Toni,

      Të kërkojmë ndjesë për vonesën ne përgjigje por per shkak te ngarkesës se faqes dhe ekspertëve ka patur një vonesë ne kthimin e përgjigjeve.
      Pyetja juaj I është dërguar ekspertit perkates dhe përgjigja do postohet sapo të vijë.
      Ju falenderojmë për besimin edhe ju kërkojmë ndjesë edhe njëherë.
      Gjithë të mirat,
      Stafi NukJeVetem

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Më vjen keq si fillim për situatat që keni kaluar dhe e kuptoj vështirësinë që ndjen në marrëdhëniet me njerëzit në përgjithësi. Ta vesh veten në vendin e tjetrit dhe të jesh I ndjeshëm janë cilësi karakteri që jo të gjithë i kanë dhe i kultivojnë, qoftë edhe në kushte normale, prandaj lidhur me këtë do të doja t’iu përgëzoja dhe t’iu siguroja se nuk janë dobësi por forcë e juaja. Përsa i përket shqetësimin tuaj, megjithëse për të qenë I sinqertë më dukeni pak i paqartë në atë që shprehni, mund të them se është normale ta shprehësh zemërimin – kuptohet brenda konteksteve dhe sipas situatave përkatëse – dhe se ky fakt nuk e zhbën energjinë shpirtërore pozitive që ndjeni se është pjesë e juaja. Me shumë dashamirësi dua t’iu kujtoj se brengat (traumat) zakonisht e ngushtojnë perceptimin tonë ose me fjalë të tjera bëjnë që të shohim vetëm bardhë e zi e nganjëherë vetëm zi; të jemi më alert ndaj njerëzve për shkak të frikës (që pason traumën) se mos këto situata përsëriten. Kuptoj nga sa shkruani, nëse nuk gabohem, se mëdyshja juaj është “të fitosh apo të mbetesh I mire” dhe se dëshira juaj është “të fitosh dhe të mbetesh i mire” dhe në fund e mbyll duke e përkufizuar suksesin si “mposhtje frike”. Mendoj se është normale ta kesh si këtë dilemë ashtu dhe dëshirën përkatëse. Frika është pjesë e jetës, është jeta që na e imponon, prandaj është një emocion bazë sepse na mëson të mbijetojmë. Megjithatë unë besoj se ju vërtet ia keni dalë – e dini që keni edhe ju si gjithë të tjerët “një anë të errët” por se nxirrni atë si patëkeq – dhe se e keni bërë këtë pikërisht përmes energjisë suaj pozitive. Mund të vazhdojmë komunikimin nëse dëshironi me shumë kënaqësi. Gjithë të mirat.

  3. Toni says:

    Faleminderit per pergjigjen zoti sokol kosta ishit teper i sakt dhe i qart na ato qe shprehet perkundrejt problemit tim dhe esht e vertet qe ajo qe une desha te thoja ishte se si mund tia dalesh dmth te fitosh te arish qellimet dhe objektivat me sukses dhe te ngelesh po nje njeri i mire me moral te paster dhe me integritet ku nuk do te ndiheshe keq ne subkoshienc per veprimet dhe qasjet qe ke mare ne boten ku jeton aty ku ndjeniat e kenaqesis vetpelqyese dhe lakmitare i perket nje rraceje tjeter apo ndoshta ndonje civilizimi tjter mbrapa ne kohe por e verteta nuk esht kshu raporti qe njerzit kan me te verteten e zhben me shum faktin se bota qe jetojm ka nocionin e suksesit vlerave ajo esht shum ndryshe esht nje genjeshter e madhe qe shitet si vler po ne te vertet esht antivlera qe shohim perdit ne televizor rjetet sociale e kemi ne politik ne administrat ne bizneset private po ashtu e gjejm tek shum individ esht perhapur si nje epidemi qe po shfaros te miren produktin fare te jetes Zotin ai na ka braktisur planeti jon tashme i perket nje rymeje tjeter energjie shum ndryshe nga ajo qe na krijoj nje lloj energjie qe ngre ne pjedestal materien dhe jo gjithesin. por le kthehemi pak tek njerzit tek vetja jone uni raporti qe njerzit kane me te esht nje fallcitet qe duhet detyrimisht te jet i tille ne kembim te komoditetit pra askush se pranon unin e tij nqoftese ai ka te meta e trajtojn ate si dicka qe mund ti japesh formen qe ti do per interesat e tua pse ndodh kjo sepse ne ja kemi shitur shpirtin djallit dhe duhet ta pranojm qe planetit tone po i vjen fundi dhe kjo shihet qart ne financimet humane dhe filantropike qe u ben per katedralen e parisit miliona dollare per materien sic e thash pak me pare kurse per gjithesin (jeten) askush nuk flet per te mijera te varfer qe vdesin na uria ne afrike dhe ku jane kta financues te arrire njeres te suksesshem modeli qe duhet te ndjekin brezat dhe kane ne dore gjiyhcka cfare jane kta te mire apo te keqi??????? O vlla shif e boj me terezi me kthe pergjigje se mua nje djal 26 vjecar fukara me plot halle nuk besoj se me intereson dhe dua tia di vertet per kto gjera thjesht praktikoj teorit qe kam ne kok dua ti debatoj me dike qe mundet tmi mari ne konsiderat dhe pse jo te aegetohemi pak duke filozofuar.
    Rrespekte .

    1. MSc. Sokol Kosta says:

      Përshëndetje. E lexova me kujdes komunikimin tuaj në vazhdim dhe kuptova sërish, megjithëse deri diku me vështirësi nga përgjithësimet e shumta që keni bërë, se ndjeni se e keni shumë të vështirë që të pranoni ndryshimin tek vetja por preferoni më mire që ky ndryshim të ndodhë gjetiu – në realitetin përreth ose tek tjetri (kushdoqoftë ai – I afërmi jot, familja, miqësia etj). Frika që ke se mos ky ndryshim shoqërohet me një kosto të madhe (të mos ngelesh njeri I mire – të humbasësh besimin fetar) përsëri më jep ndjesinë sikur ky është një pretendim më tepër se në fillim duhet të ndryshojë tjetri dhe jo ti, ose se nuk ia vlen të ndryshosh (sepse financimet/shpërblimet bëhen për gjëra të gabuara – rasti I katedrales). Megjithatë më duket se ky ndryshim të tremb më shumë në kuptimin e konfuzionit që sjell pas – sigurisht ky i shprehur ne formën e një dileme morale. Ky realitet, me nuance magjike do të thoja, ky ndryshon vetëm tjetri/bota dhe jo juve, nuk është i mundur dhe besoj se këtë gjë ju e dini. Mbetem në dispozicionin tuaj. Gjithë të mirat.

  4. Toni says:

    Zoti Sokol eshte me se e verter dhe shum i sakt perfundimi i analizes qe ti nxore ne diskutimin tone por vetem tek kjo fraze desha te ndalem pak dhe tiu rikujtoj se nuk esht kshu sic thoni ju (ky realitet,me nuanca magjike do te thoja,ky ndryshon vetm tjetri/bota dhe jo juve ,nuk esht i mundur dhe besoj se kete gje ju e dini.) Une kto kohet e fundit po vej re nje ndryshim te cuditshem qe po ndodh thell brenda meje dicka qe ka lidhje me mendimet e kqia me mankthet paranojat te perjetuara per nje koh te gjate qe fundin e paskan teper ndrushe si ndjenj,tani me jane kthyer ne emocione ekstravagate ku ne sfond paganini me luan sifonin e djallit dhe une si per cudi po e ndjej qe po hyn thell brenda meje sikur me ka gllaberur ajo qe dikur ishte e panjohur ose e ndryshmja tani me thot gjith krenari qe ja ku jam merme fillo tani zbulo fatin tend fillo zbulo cdo te thot te te ken frik fillo tani zbulo te te ken qef fillo tani zbulo te mos duash por te te duan fillo tani zbulo cdo te thot hakmarje cdo te thot percmim fillo dhe depersonlizo cdo frym tek secila ti sheh te keqen dhe thuaj qe esht posht teje ose perndryshe hiq dore nga kjo marezi imagjinare dhe vdis brenda burgut tend “parajs”.

  5. Toni says:

    O vlla jam ne dilem te madhe me jeten tima nuk e di cfar do behem cfar profesioni do zgjedh a esht i sakt apo i gabuar nuk e di cfare grua do mare njeri te mire qe do ta dua apo kush tme dali,shoqeria e femirise qe kam pasur me larguan per shkak te gjendjes time ekonomike pasi kam ndenjur dhe pa pune per nje koh te gjate dhe jam paragjykuar shum nga njerzit prinderit i kam te semure babain 100% kurse mamaja esht ber gjys njeriu duke na sherbyer jam fmi i vetem skam as moter as vlla dhe ndjehem shum bosh me duket sikur po jetoj nje jet qe nuk e meritoj dhe jam fiksuar keq te mendini i te pasurit fat ose fatzi pra besoj se konkluzioni ime esht ky qe cdo gje ne kte jet esht fat dhe une kam lindur pa te sepse vendin qe linda nuk e zgjodha prinderit nuk i zgjodha emrin nuk e zgjodha shoqeria e femirise (mediokre)qe me paragjykoj per nje koh te gjate per shkak se ndenja pa pune nuk e zgjodha po ashtu as gjyshrit nuk i zgjodha as fen qe kam nuk e zgjodha “mysliman” cfare duhet te zgjedh une sipas jush fatin e femive te mi dhe vendin ku do te vdes…………..ju lutem me ndimoni se tani qe me doli bari se kam qen spat kur ti kam shkrujt ato comentet e para dhe beja si filozof kur une nderkoh jam vk njeri pa njeri ku nuk ndihem as i mire as i keq as i bukur as i shemtuar her inteligjent dhe disa her idiot CFARE TE BEJ qe te ndryshoj jeten time dhe te qartesoj gjithcka jasht dhe brenda saj ?

    1. MSc. Sokol Kosta says:

      Pérshëndetje. Më vjen mirë që më ke shkruar në një gjendje ku mendimet e tua nuk janë të ndikuara nga substancat. Konfuzioni që vija re në komunikimet e mëparshme duket se ka qenë rrjedhojë e këtij ndikimi. Unë do të vazhdoj t’i përgjigjem pyetjeve dhe komunikimit tënd që ka këtë dimension. Simpatizohem me gjendjen tënde. E kuptoj që realiteti jot është i vështirë dhe i pamundur ndonjëherë por përdorimi i substancave vetëm sa e mohon këtë realitet dhe nuk e ndryshon. Në komunikimin e fundit kam ngritur hipotezën se pikërisht këtu qëndron thelbi i asaj që po diskutojmë; se duke qenë se kushtet janë ato që janë t’i nuk ndryshon nëse ato nuk ndryshojnë. Dhe vazhdon ta bësh këtë thjesht duke e mohuar atë (nuk kam pse të ndryshoj nëse këto kushte nuk janë të tilla -efekti i substancave). Askush nuk e zgjedh realitetin ku ka lindur dhe besoj se për këtë je i vetëdijshëm. Ajo që më ngjall interes është fakti pse ky ndryshim në mendjen tënde shoqërohet me një ndjesi tjetërsimi, sikur ky ndryshim do zhbëjë gjithçka të mirë në jetën tënde dhe tek ty. Gjithë të mirat.

  6. Toni says:

    o vlla respekte ne rradhe te pare qe po mi kthe pergjigjet se si staf kte pune e beni ne menyr vullnetare dhe se keni per detyrim te mereni me pallavra por ndonjeher pikerisht kto jane gjerat qe na shqetesojn me sa kuptova une thjeshtesimi i problemit tim i parashtruar ne komentine e fundit te qetesoj ne aspektin e pergjigjeve sepse sdo te cahet me trapi duke u mare me problemet “artificiale”te mia duke e mbyllur fjalin e fundit me:(gjith te mirat.) dhe kjo gje me qeteson paksa kur ne mendje me vjen ideja qe sme ke paragjykyar per konsumin e barit por qe nuk jam i semur psiqik qe kam nevoj per seanca te tjera por pertac mendjemadh dhe hileqar me veten sepse ky ishte fati im.

    Jam pak fare spat tani po nuk besoj se jam konfuz zoti psikoterapist dhe desha te them dicka mos e fajso asnjeher pacientin sepse ai kurre nuk do te kuptoj qellimin e ksaj “mjeksie mendore “Gjith te mirat.

    1. MSc. Sokol Kosta says:

      Pershendetje. Jeni I mirepritur te vazhdojme komunikimin por gjithmone jo nen efektin e substancave pasi besoj e kuptoni qe ‘seanca’ nuk ka efekt ne kete rast. Pikerisht ky eshte funksioni I perdorimit te substancave: te zhvleresoje/anulloje realitetin/mendimin dhe te beje absolute deshiren. Ajo qe jam munduar te komunikojme bashke, per ta shprehur me thjesht, ka qene ideja se deshira duhet kthyer ne “kerkese” dhe per kete te hulumtojme “pengesat”, jo ato qe vijne nga realiteti, te cilat besoj se nuk mund te zhbehen nga ky komunikim, por tek juve. Gjithe te mirat.”

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV