Këshilla/Blog

Anonim 12.08.2021

Ckemi
Desha te shprehem ktu për një zgjedhje timen dhe një problem timin gjithashtu.
Mbas shumë vitesh mosmarrveshje në familje dhe fyerje,tallje,refuzim,intriga dhe bullizem në shkoll.Ka shumë ngjarje qe me kan tronditur njerëz që më kan bër keq dhe me kan ul vetbesimin me fjalët e veprat e tyre.Kur doja të bëja un pjesën t’ime ose ua ktheja une isha fajtore kurse veprimet e tyre perkraheshin nga shoqëria.
Sado u mundova te gjej njerëz që të pershtatem sado u mundova të kem shoqëri mora vetm fyerje shpërfillje gjithkush që kishte probleme me mua llapt lart e posht dhe tër viheshin kundër meje se e dinin kishte e tjer qe do me lendonin e isha pa njeri dhe isha si budallack.Edhe une e urrej veten që jam kshu.E dobët,e paformauar,s’dija te vetmbrohesha me forcë me argumenta kur me demtonin po e nese e beja s’ma merrnin ne konsiderat,e urrej kte pjesen t’ime te mir te sinqert te urt duke e kthyer mungesen e respektit jo sic u takon kafsheve por ne menyr tjt.Kur te
shohin kshu “kafshet njerez”kur t shohin te kendshme pa njeri pa shoqeri rrotull me njerez qe te urrejne te lendojne te fyejn se duan te ndihen mir e te bien ne sy ne rrethin e tyre shoqeror,fshehin faktet ose i shtojnë ose i zmadhojnë gjerat ka e injorant qe s’kuptojn te bejn gropen sa t ken dicka kunder teje ,e nese ua kthen tregojnë vetem pjesen tate qe ja shikoni kush eshte kjo qe e tjer te ken mundesi te shajn.Nuk e di se si shoqeria e tyre si kuptonte kush ishin dhe njerezit shkojnë mbas fjalve.NUK PYESIN kush jam un apo ca kaloj.Edhe ata qe dukeshin te mir me hidhini fjal te keqija kur dikujt i tekeshe te hapte fjal te bente skena per vemendje per gjerat e mia.Mbas gjith atyre viteve qe nuk u degjova qe durova kaq shume vendosa te heq dore nga
lidhjet njerezore.Se mar vesh as une pse me duheshe kaq shume pranimi i tyre kur tani kur mbaronte shkolla mezi me zinte gjumi nga fjalt e tyre,kur kujtoj ca me kan punuar e une si debile qe i respektoja kur kujtoja qe rrija vetem ne bank dhe me ankth gjate mendimit.I thash vetes po cte duhet ty njerzit.Ata s’jan per Ty.Ti e Di e vet qe kur mbaron cdo gje ti ske me pune me ata dhe e vetmja ca te mbetet prej tyre jan fjalet helmuese lojrat qeshjet dhe refuzimet qe te benin .isha une ajo qe e vuaja vetbesimin e dobet ndjenjen qe nuk jam mjaftueshem e bukur dhe e zgjuar dhe jo ata.Kshu qe vendosa t’a mbyll veten me boten.Une tani rri vetem,nuk i flas askujt.Madje as atyre qe me flasin gjasme mir dhe merziten pse nuk ua var pse nuk i pershendes pse s’ju flas nuk i duroj dot as ata qe sillen mir me mua,se e di qe do fryhen nga tjr kur t jem ne veshtirsi ose te ken dicka kunder ata do me demtojn ose kur t kuptojnë natyrën t’ime prej sjellje femijrore te mir ata do me sulmojn…E kuptova shume mir une qe bota eshte e keqe,e eger intrigante nuk me do fare dhe meqe ma ben te veshtir jeten vendosa te mos jem pjesë e saj.Duke u shmangur njerezve,duke mos u folur atyre,vetem nese ka patjeter dicka te rendesishme per te mar vesh.Kshu i urrej i urrej i urrej i urrej
gjith njerezit.Aq sa me par doja shoqerin e tyre tani mundohem ti shmang sa me shume i urrej aq shume qe sme kuptojnë qe me kan ber te keqija dhe me kan shar e ofenduar ..Urrej e veten gjithashtu qe s’kam qen ajo femer qe duhet te plotesonte ca kritere qe kjo bote i ka ndryshe.
Nuk rri me askend.Shkoj diku dhe ca i kam kalim kohe po jam shume e ftohte.
Kam filluar nje pune dhe aty rri vetem e ftoht dhe serioze me te gjith koleget.Nuk i flas askujt.Si duroj dot llogjet e tyre.Ata mendojn se une jam si shtyll betoni dhe njeri inatci dhe indiferente qe nuk i pëlqen .Po e drejt kan se un ashtu sillem me ata.Po as me plas te merem me qenie t pavlera,s’dua t dëmtohem e kaq prandaj sillem ashtu
Mjafton që mar atë rroge mbyll muajn e qet e kaq.Jeta mund t jet e mërzitshme e vetme po un ndihem mir kshu të paktën askush smi shkatërron nervat.

  1. Anonim says:

    Fiks si historia ime?
    Te kuptoj zemer po rendesi ka te jesh mire vete te kesh familjen mire dhe ke nje te ardhur ne fund te muajit.

  2. Marsi says:

    Pse nuk i jeni pergjigj vajzes ndonjë nga psikologet e faqes do e ndihmonit

  3. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj qe kjo leter te te gjeje mire dhe me vjen keq per situatat qe ke kaluar. Besoj se duhet te kete qene vertete shume e veshtire per ty qe te perballesh me shume njerez qe te ulin dhe te perbuzin. Njekohesisht jane te kuptueshme dhe te pranueshme ndjenjat e inatit apo urrjetjes qe ti perjeton. Se pari me lejo te te them se eshte vertet shume gje e mire qe ti te fokusohesh te vetja e mos te marresh parasysh gjerat negative per te cilat te drejtohen te tjeret. Ajo cka nuk te sugjeroj eshte shmangia. Ti thekson ne leter se ke filluar te rrish vetem dhe te mos i flasesh askujt. E kuptoj qe e ke te veshtire tu besosh njerezve por nuk jane te gjithe familja apo shoqeria jote ne shkolle. Ne pune ose jashte saj, mund te gjesh persona qe gjykojne dhe sillen me drejte me ty. Njerezit jane te ndryshem dhe ti jepi mundesine vetes te prezantohet ashtu sic eshte dhe njekohesisht te njohesh persona te tjere. Ne kete menyre ti ke mundesi te perzgjedhesh ata qe ty te bejne te ndihesh e pranuar dhe te vleresojne per ate qe je. Mosbesimi te shtyn drejt shmangies se njerezve, e cila eshte nje sjellje jo e shendetshme per ty. Perpiqu per nje moment te fokusohesh te personat qe ke pasur prane. Vertete je lenduar nga te gjithe? Te gjithe jane sjelle keq me ty? A ke pasur ndokend prane qe te ka ndihmuar, vleresuar, apo te ka bere te ndihesh mire? Ky personi mund te jete na shoqeria, familja apo rrethe te tjera sociale. Kujtohu per nje moment dhe kupto realisht qe pavarsisht zhgenjimit qe ke nga personat perreth, perseri mund te kete qene dikush qe eshte perpjekur qe ti te ndihesh mire. E veshtire eshte te perballesh me njerezit pas gjithe situatave te bullizmi qe ke kaluar, por rendesi ka vetja jote dhe mireqenia jote psikologjike. Ndaj te sugjeroj qe te konsultohesh me nje terapist, nderkohe ne jemi ketu per te rishkruar sa here qe ti ke nevoje dhe deshire.

    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.