Këshilla/Blog

25.04.2016

Pershendetje,
Shpresoj tja keni kaluar mire.
Problemi im lidhet me perqendrimin, por kjo jo vetem ne raport me studimin. Ajo cka me shqeteson me shume eshte perqendrimi ne raport me njerezit. Shpesh harroj t’u kthej pergjigje mesazheve, madje edhe atyre te familjareve.
Keto muaj dal me nje vajze dhe mbajme marredhenie ne distance, qe na detyron te takohemi maximumi 3 here ne vit. Te dy pelqehemi dhe jemi te hapur ne marredhenien tone, por problemi im qendron tek komunikimi. Shpesh harroj t’i flas e rrime dite te tera pa folur, eshte ajo qe hedh e para hapin gjithmone. Kur flasim e me thote, qe te ngelemi shok, per shkak te sjelljes sime indiferente, une mundohem t’ja shpjegoj se nuk eshte e qellimshme. Sipas saj une nuk e pelqej mjaftueshem, pasi cdo njeri prej nesh ka nje liste prioritetesh, per te cilat ka gjithmone kohe. Nuk besoj se ka te bej me prioritetet, sesa me tipin tim te terhequr, qe prej lendimit nga dashuria e pare, e cila me transformoi ne nje njeri te ftohte e pa ndjenja. Une ende nuk e njoh veten time e ndonjehere ndihem bosh, sikur lendoj njerezit qe dua padashje. E di qe gabimi jam une, jam koshient, por nuk di nese diagnostikimi eshte i sakte dhe cfare shpjegimi mund te jepet nga ana psikologjike. Me jepni nje keshille ne lidhje me marredhenien me vajzen, pasi e shoh, qe shpesh e bej te ndihet keq.
Faleminderit!

  1. Anonymous says:

    A mendon ti se ke ndonje ndjenje ndaj kesaj vajzes?
    Se te qenit kaq indiferent ndaj marredhenies, ndoshta te mungon deshira e mjaftueshme per te qendruar ne kete marredhenie, dhe kete e shfaq si indiferenttizem dhe terheqje :/

  2. Dr. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje
    Problemi juaj vlen vertet te konsiderohet. Ne jete kemi kaluar e do te kalojme shume ngjarje te cilat do te mbeten ne kujtesen tone per pak apo per shume kohe, kjo varet vetem nga ne. Jemi ne ata qe I japim ndonjeher rendesi me shume se c’duhet. Ajo qe du te te them, te gjithe problemin me vemendjen e keni vetem ngaqe mendimet tuaja nderhyjne aq shume sa te lejojne te jetosh te tashmen tende. Cka kaluar, ka kaluar, e cdo te vije mund ta vertetosh vetem kur te vije. Duhet te jetosh per ate cka ke arritur sot. Ke njohur nje vajze qe kerkon vemendjen tende, dhe duhet te besh te pamunduren te mos e humbasesh. Dhe per te arriru nje gje te tille, duhet te mos mendosh me te kaluaren. Frenat I ke vetem ti, askush tjeter, as psikologu, as psikiatri, askush pervec teje. Perqendrohu ne gjerat qe te japing kenaqesi dhe qe I perkasin vetem te tashmes.
    Te uroj gjithe te mirat!

  3. elja says:

    Vazhdo jetoje jeten mos mendo per gjera koti fokusohu me shume tek njerezit komuniko sa me shume me ta mos ke frike ti vetem shprehu behu vetevetja gjithmone mendo per njerezit qe i do dhe te duan mos ke frike ata do te mbeshtetin ty

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV