Ana 03.04.2020
Pershendetje doktoresha,
Kam bere analize te sekrecioneve vaginale dhe me doli qe kisha mycoplasma, ureaplasma, candida spp dhe e.coli. Trajtimi qe mora konsistonte ne azithromycine (3 kokrra) , fungus (3 kokrra) dhe ovula. Pas perdorimit te tyre nuk pata me sekrecione rreth dy jave. Tani kane filluar prape pak. Gjithashtu, mendon qe jane te mjaftueshme keto ilace per kurimin e baktereve? Nuk mund te shkoj te doktoresha kete periudhe per shkak te izolimit dhe jam disi e shqetesuar prandaj do ta vleresoja shume nje pergjigje tuajen. Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
E kuptoj qe nuk mund te shkoni, por mund t’i shkruani mjekes tuaj. Jam e bindur qe do ju pergjigjet. Vetem ajo qe ju ka pare e di nese keni nevoje per mjekim tjeter apo jo. Jo cdo sekrecion qe keni eshte patjeter infeksion. Gjithe te mirat.