03.10.2016
Pershendetje…
Problemi im eshte qe kam 1-2 jave me probleme ne urinim qe nuk i kam pasur kurre… me shkohet shume here ne banjo, kam ndjesine sikur me behet urina, por kur iki ne banjo shikoj qe nuk e nxjerr dot te gjithen, kam ende ndjesine sikur me behet dhe pasi cohem nga banjoja. Theksoj qe nuk kam as dhimbje as djegie… asgje. Thjesht bezdisem pasi iki shpesh ne banjo… dua te di eshte infeksion urinar apo cfare? Nuk kam probleme as me ngjyren e urines apo dhimbjet djegiet sic thashe. Mos ka te beje nderrimi i stines ? Shume faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Ndjesi te tilla gjate urinimit mund te lidhen me mundesine e nje infeksioni ose jo. Jo cdo infeksion shfaqet me te gjitha simptomat tek te gjithe pacientet. Edhe ndjesia qe ju keni eshte nje nga simptomat e infeksionit urinar pervec djegies, urinime te shpeshta, kruarje etj. Sikurse, nuk perjashtohet mundesia qe shqetesimi juaj mund te mos lidhet domosdoshmerisht me mundesin e nje infeksioni. Per te perjashtuar mundesine ose jo te infeksionit, ju keshilloj te beni si fillim nje analize te thjeshte urine dhe me pas na shkruani serish ne qofte se keni nevojen e nje konsulte online per intepretimin e te dhenave te analizave.
Gjithe te mirat!
Kam infeksion te rende ne urine saqe tani nuk mund te urinoj dot,ngela duke bere antibiotike por pa asnje rezultat,nuk po di si te veproj,urine bej shume pak vetem 1 pike kur shkoj ne tualet,nuk po di si te veproj
Kam Probleme me veshk dhe nuk mundem te urinoj kam dhimbje ne vezt nuk di wa kam ju lautem me ndimoni
Pershendetje,
Mund te na shkruani ne rubriken Pyetje/ Bej pyetjen tende dhe jo ne koment ne menyre qe pyetja juaj t’i shkoj ekspertit e te merrni nje pergjigje ndihmuese. Po ashtu mire do ishte te kryenit nje vizit te mjeku specialist per keto shqetesime qe keni.
Faleminderit
Stafi Nuk Je Vetem