30.04.2018
Jam 28 vjece. Kam rreth dy muaj qe me kane filluar shqetesimet.me filloi nje ndjenje aikur isha semure me fryeshe barku.kam shkuat me shume doktore kam bere analiza me kane dale mire.per dite me dilte dicka e re dhe une vetem shqeteaohesha dhe trembesha para nje muaji me filloi papri nje dhimbje ne krahun e majte mepieshe dora kisha dhimbje bere ek E zemre me doli mire po me eshtw bere sikur mga casti ne cast do me pushoje zemra mendoj per vdekjen trembem shume me dhemb koka me mpin dora kemba nul heq dot mendjen ju lutem car mund te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që zgjodhe të ndash shqetësimin në faqen tonë.
Nga sa na shkruan, duket se je duke përjetuar shqetësime trupore me origjinë nervore apo psikologjike. Në terminologjinë skencore këto quhen simptoma psiko-somatike. Trupi ynë funksionon si një I tërë, dhe ka raste kur shqetësimetpsiko-emocionale të cilat nuk arrijnë të shprehen e clirohen në moment, akumulohen dhe kanalizohen në simptoma trupore. Karakteristike e ketyre simptomave është lëvizja e tyre në organe apo pjesë të ndryshme të trupit, ardhja dhe largimi në mënyrë të papritur e pa ndonjë shkak të dukshëm, si dhe analizat mjekësore që na tregojnë të shëndetshëm.
Duke qënë se, nga sa ti thua, mjeku ka eleminuar shkaqet mjekësore (dhe ky është hapi i pare e më i rendësishëm për tu bërë), mbetet të fokusohemi tek shkaqet psikologjike e emocionale që mund të kenë ndikuar në këtë situate. Ti thua që kjo gjëndje ka filluar para dy muajsh. A mund të identifikosh ndonje situate stresuese/shqetësuese/ ankthi që mund të kesh kaluar në këtë periudhë? A t ka ndodhur më përpara dicka e tillë?. Si do e përshkruaje veten – je njeri që e shpreh atë që ndjen apo e mban përbrenda?
Sa i takon zgjidhjes së situatës, ka raste kur këto situata kalojnë ashtu sic dhe vijnë, papritur. Ndërkohë nëse vijojnë për një kohë relativisht të gjatë, dhe bëhen shqetësuese për ty, duketë penguar të shijosh jetën, mbase është mirë të kërkosh ndihmë të specializuar. Dy janë rrugët kryesore se si trajtohen këto crregullime: tradicionalisht janë trajtuar me medikamente (të cilat i jep mjeku psikiatër) që lehttësojnë simptomat përkohësisht. Ndërkohë trajtimii tjetër është ai me psikoterapi, i cili është më i gjatë në kohë por shpesh ka efekte më të qëndrueshme.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigje,
me respekt,
Ermali