Këshilla/Blog

12.02.2016

Jam me sezon por nuk arrij te perqendrohem sic duhet kur ulem per te mesuar.

  1. Student Mjekesie says:

    Problem masiv ky, vuan mbi 95% e popullates 😛

  2. studente mjekesie says:

    99% e studenteve te mejesise

  3. Orsjola Qendro says:

    Përshëndetje e dashur!

    Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”
    Mungesa e motivimit për të mësuar, lodhja , shenja të qarta të stresit nga provimet (që, edhe pse duket se do të zgjasë përgjithnjë, është vetëm një pëeriudhë kalimtare).
    Krijoni një strukturë studimi. Aplikoni pushime të shkurtra 5-10 minuta për çdo orë qe jeni duke mësuar. Rishikoni dhe riorganizoni materialet që duhet të mësoni.
    Mungesa e perqendrimit, mbingarkesa juaj emocionale mund të vijë se ju ndoshta nuk po e vlerësoni vetën tuaj me realizem dhe nuk po i jepni shumë besim vetes suaj.
    Ju këshilloj që të filloni të praktikoni një stil jete të shëndetëshme duke fjetur mjaftueshëm, duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, duke mos abuzuar me substanca stimuluese (si pijet që përmbajnë kafeinë, alkool apo pijet energjike). Krijoni një strukturë studimi. Aplikoni pushime të shkurtra 5-10 minuta për çdo orë qe jeni duke mësuar. Rishikoni dhe riorganizoni materialet që duhet të mësoni.

    Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV