Këshilla/Blog

02.08.2016

Pershendetje,
Jam 18 vjec dhe kam pak dite qe jam ndare nga i dashuri im i pare.
Sinqerisht ndihem shum keq nuk me behet asgje tjeter vecse te qaj dhe me duket sikur sdo i besoj me asnje djali por nuk dua ta kaloj keshtu dua te vazhdoj te qesh edhe mos te me iki vera duke qare
Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille si ta kaloj kete situate
Faleminderit!

  1. MSc. Denisa Ndreka says:

    Pershendetje,

    Me vjen keq per stresin qe po perjeton nga ndarja. Edhe pse ti nuk jep shume detaje per marredhenien tuaj, kohen qe kishi bashke, arsyet dhe kush e kerkoi ndarjen nga ju , ndarjet mund te jene te dhimbshme edhe kur arsyet jane madhore apo kur ndarja behet me konsensur te te dyja paleve.
    Sigurisht qe do te vazhdosh te qeshesh serish , por qe ta besh kete , fillo te kujdesesh per veten dhe t’i kushtoje rendesi ndjesive qe lidhen me humbjen dhe ndarjen. Eshte normale qe mund te ndihesh e lendura, e trishtuar, te kesh probleme me gjumin dhe aktivitetet e perditshme pak kohe pas ndarjes. Por fakti qe ke shkruar ketu dhe je drejtuar per ndihme tregon qe je gati qe te meresh me ndarjen dhe te kujdesesh per veten per t’u rikuperuar.
    Do te te sugjeroja disa aktivitete ku mund te perfshihesh gjate kesaj kohe :
    1. Ta lejosh veten te perjetosh trishtim dhe zemerim nga ndarja dhe te flasesh per keto perjetime me persona te afert dhe te mbash nje ditar ku pershkruna perjetimet.
    2. Bej nje liste te gjerave qe pelqen te besh, qe te relaksojne, dhe perpiqu qe t’i besh keto aktivitete ne kohe te dites kur ndihesh bosh.
    3. Momentalisht mund te idealizosh marredhenien dhe te fokusohesh vetem ne gjerat qe ke humbur, por do te te ftoja te besh nje liste te gjitha avantazheve qe ke nga ndarje. Cfare ke perfituar ti nga kjo ndarje ? Cdo gje ka avantazhe dhe disavantazhe.

    Nese ke pasur ndonje shqetesim psikologjik perpara se ndarja te ndodhte dhe kjo e fundit mund te te kete perkeqesuar gjendjen, te sugjerosh qe te kerkosh ndihme psikologjike per te perballuar me efektivisht ndarjen. Nese jo, reagimi yt ndaj ndarjes duket normal.
    Provo sugjerimet e mesiperme, dhe nese gjendje vazhdon, do te te sugejroja te na shkruaje serish.
    Kujdesu per veten!
    Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV