Këshilla/Blog

19.02.2018

Pershendetje..Jam nje vajz 28 vjecare dhe qe nga mosha 22 vjecare vuaj nga ankthi…para se me dal ktu theksoj se me heret kam qen nje vajz me shum deshira ne jete kam qen e buzeqeshur gjithmon por 24 janari i vitit 2013 me kthen komplet ne nje njeri tjeter..
Si fillim nena ime ka hequr tumorin nga koka dhe kur flente un gjithmon e shikoja a po merr frym sepse me dukeshte sikur nuk frymon..
Ate dit me 24 janar ajo kishte shum kokdhimbje dhe une kisha frik se i ndodh dicka dhe po vdes,kisha frik te qendroj me ate ne dhome sepse me dukeshte se ajo po vdes dhe kshu ndrova dhome ika ne dhomen tjeter duke bisedu me motrat por mendja me rri vetem te nena dhe vjen nje moment kur ne moment filloj te kem nje marrëmendje te fuqishme dhe ne ate cast mendova qe po vdes …prej asaj dite ditet e mia kan qen gjithmon kshu duke mendu se po vdes un e ne disa raste mendoj se po vdes nena apo babi ngaqe edhe babi pesoi infrakt…Kam qene ne psikiater dhe me ka dhen lloj lloj barnash por pa efekt ne fund me dha Asentra dhe sikur me qetsoi disi…duke mendu se me skam nevoj per barna ka nje vit qe e kam nderpre dhe kam qene me e qete por gjithmon me te njejtat simptome vetem se me te zbehta…Tani kohen e fundit simptomat jan ber me te shpeshta dhe me te egra.
Simptomat jan: Mendoj qe po vdes kam dridhje trupi nxirje dhe zbehje duarsh rendim ne gjoks rendim frymemarrje dhimbje fizike si dhimbje koke dhimbje kembe duarsh mpirje te fytyres dhimbje te qafes eth etj

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshëndetje Arsime,

    Ankthi është një shqetësim serioz, i cili pengon funksionimin e përditshëm dhe zbeh kënaqësinë e të jetuarit. Ngjarje të rëndësishme dhe sfida jetësore, veçanërisht ato të lidhura me shëndetin, jetën dhe vdekjen e njerëzve të rëndësishëm për ne, janë të vështira për t’u përballur dhe shpesh herë provokojnë ankth. Këto ngjarje aktivizojnë frikërat tona më të thella dhe rrjedhimisht, edhe pasi ngjarja ka kaluar, ndodh që ankthi të instalohet dhe të aktivizohet në mënyrë ciklike ose edhe pandërprerje.

    Edhe pse është një shqetësim mjaft i përhapur, shpesh herë njerëzit që vuajnë nga ankthi ndihen shumë të vetmuar dhe të pakuptuar mirë nga të tjerët përreth. Shumë herë u mungon informacioni, apo mundësitë për t’u drejtuar tek profesionistë të përshtatshëm për të marrë ndihmën e nevojshme.

    Mjekimi është një mënyrë e përballjes së ankthit, e cila shpesh herë funksionon dhe mjafton që ankthi të mos përsëritet më, por në mjaft raste të tjera, ankthi mund të ripërsëritet pikërisht nga natyra e mendimeve dhe frikrave, të cilat nuk ndryshojnë dot me mjekim. Për këtë arsye, është shumë e përshtatshme që ankthi të trajtohet me psikoterapi, pasi përmes këtij procesi, mund të eksplorosh frikërat dhe burimet e tua të ankthit dhe të ndërtosh mekanizma të përshtatshëm brenda teje për tu përballur me vështirësitë jetësore dhe frikërat e tua. Në rast se nuk mundesh të drejtohesh tek një psikoterapist i kualifikuar, mund të drejtohesh tek një mjek psikiatër dhe të marrësh mjekimin e përshtatshëm, por kurrë mos e fillo atë vetë pa u konsultuar më parë me mjekun. Në të njejtën menyrë, do të të sugjeroja që edhe ndërprerjen e mjekimit ta bësh duke u konsultuar me mjekun, jo vetëm, për kohën se kur duhet ta ndërpresësh, por edhe për mënyrën se si duhet bërë shkëputja.
    Besoj që duke e ndjekur ankthin bashkë me një profesionist të kualifikuar, do të mundesh ta kapërcesh atë duke rigjetur gradualisht kënaqësinë e të jetuarit.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  2. aaa says:

    Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës tonë atëherë ai kthehet vetëm në një problem. Lajmi i mirë është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme,me pak vullnet dhe durim. Mendoj se kërkonë në mënyrë të vazhdueshme siguri të plotë për çfarë do të ndodhë në të ardhmen, shqetësohen gjatë gjithë kohës për çfarë mund të ketë ndodhur apo çfarë do ndodhë. Ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten, ashtu siq e ceket dhe ju vetë. Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta (Provojeni), bëni qdo ditë ushtrime nga 30min 2herë në ditë. Rrahjet e zemrës janë më të ngadalta, frymëmarrja është e thellë dhe muskujt janë të ç’tensionuar. Nëse arrini të relaksoni trupin në momentet që përjetoni ankth, atëherë dhe mendja do të çlirohet. Nëse rrini pa ngrënë për një kohë të gjatë, bie niveli i sheqerit në gjak, gjë që mund t’ju sjellë ankth dhe gjendje të irritua. Po ashtu mungesa e gjumit mund të jetë gjithashtu një faktor që sjell ankth gjatë ditës, prandaj kujdesuni që të plotësoni orët e gjumit që ju nevojiten.

    Ju dëshiroj shëndet
    Gjithë të mirat në jetë.

  3. eda says:

    Pershendetje,une jam nje vajze 25 vjec ne dukje te jashtme e plotesuar dhe me gjithcka ne vije por nuk eshte keshtu realisht.u ben 4
    muaj qe vuaj nga ankthi dhe kam pesuar atak paniku disa here ku kam perfunduar dhe ne urgjence.Nuk mendoj qe ka gje me te keqe , te duash te jetosh ,por te vdesesh me frike se dicka do te ndodhe,qe do pesosh trompoze,pushim zemre etj etj,kto jane frikera qe me shoqerojne cdo dite.Cdo mbremje them a do zgjohem,po sikur te vdes,po sikur te me kaloje gjuha poshte,jam dyshuese te gjithckaje,
    ne mengjes ???? Kto frikera kane qene me te theksuara perpara dy muajsh kur pesova disa atake paniku ku perfundova dhe ne spital duke marr qetesues pasi asgje nuk gjenin derisa vendosa qe duhet te konsultohem me
    nje psikolog.Ajo me sugjeroi dyloxetine te cilet duhet ta marr 3 muaj fillimisht,gjithashtu dhe nje ilac me
    pika ne rast se do kem nje atak paniku dolorozepam
    .E pranoj qe ndihem me mire ,por serisht kam frikera qe sme len te bej nje jete te qete,por si perpara dy muajsh jo ,pasi ndihem me
    e qete.Shpresoj ta kaloni te gjithe.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV