21.03.2016
pershendetje ..do doja tju flisja per dicka por nuk dua qe kjo te publikohet nga administratori , pavaresisht faktit qe e di qe ngelet anominitet ajo qe po ju shkruaj ..jam nje vajze 19 vjece qe kam kaluar momente te vehtira ne jete per shkak te shoqerise , nfakt nuk e di nese vertet kam pasur shoqeri …qe kur isha ne gjimnaz e ndieja veten te huaj sepse te gjith argetoheshin ndersa un jo ..isha tip i pashoqerueshem madje njeresit flisnin per mua dhe kjo me bente te ndiesha keq ..mendoja se cdo gje do kalonte kur t vija n shkolle t lart por nshkoll te larte qenka me keq , serisht ndihem e vetme dhe pa shoqeri, njerezit me refuzojn, me shikojn me keqardhje dhe kur kaloj n rruge thon shiko kjo ..me thon qjam e cuditshme, dikush qe un kam shum kosiderate per te me ka then ke probleme me sjelljen ..nuk e di cfare do t thot kjo..pjesenn pas shkolles e kaloj duke u argetuar , degjoj muzik ,fle pafund ,nuk lexoj ,nuk perqendrohem dot n mesime..pas shkolles jam super e lumtur kur iki ne shkolle e kam vdekje ..dua te arrij aq shume , dua te jem studente e mire por mezi po arrij t mar 5en ..ju lutem me shkruani cte bej , flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mundohu te perqendrohesh tek vetja jote.Ndonjehere eshte mire t’i shperfillesh te tjeret , per nje kohe permanente, theksoj, sepse kjo gje sduhet te zgjase per gjithmone. pike se pari duhet te ndertosh dhe te rishikosh marredhenien me vetveten tende, e mbi te gjitha duhet ta duash shume. mundohu te kuptosh cfare nuk shkon me ty dhe trajtoje veten si nje shoqe dhe mjaft me kritika. ndonjehere miku yt me i mire mund te jete vetja jote, mundohu ti qendrosh prane asaj dhe ta keshillosh. ne nuk mund ti detyrojme te tjeret te rrine me ne dhe as te na duan. keto jane ndjenja qe derivojne ne menyre spontane , prandaj ji sa me lirshme dhe pa komplekse. ti me siguri ke mjaft vyrtyte dhe duhet ti perdoresh ato ne te mire te vetes tende. prandaj , mos lejo asgje dhe askend te te shkaterroje studimet, ti duhet te jesh koshiente per kete! sillu sa me natyrshem dhe ske pse ti ndruhesh askujt, asnje smund te jete me i mire nga ne, qendro gjithmone me koken larte! nga nje studente
Pershendetje e dashur.
Me vjen mire qe na ke shkruar dhe po e ndan me ne brengen tende. Nuk e di nese e ke folur me dike tjeter per kete ndjesi tenden ne lidhje me raportet sociale? E ndjej qe duhet te kete qene e veshtire per ty dhe qe vazhdon te jete. Marredheniet sociale jane shume te rendesishme, jane te veshtira te ndertohen dhe gjithashtu te mbahen, te prishen dhe te ndertohen te tjera. Cdo gje perceptohet ndryshe nga cdo njeri dhe dicka qe ty mund te duket e kendshme apo argetuese, dikujt tjeter mund te mos i duket dhe e anasjellta. Ne moshen tende, qe je ne perfundim te adoleshences ( nje periudhe e stuhishme per kedo qe e ka kaluar, po e kalon dhe do e kaloje). Tani perballesh me kerkersa dhe presione diku te ndryshme e shpesh here me te ngarkuara se perpara dhe sigurisht qe e bejne cdo njeri te rendohet, edhe pse mund te mos e shprehe. Do doja te me sqaroje pak se cfare pret ti nga raportet shoqerore? Cfare te mungon ne raportet shoqerore qe ke? Ti shprehesh qe ndjehesh vetem. Shpesh here mund te jesh e rrethuar me shume njerez e te ndjehesh vetem, ose te mos kesh njerez perreth e te mos ndjehesh vetem. Cfare do te thote per ty te jesh vetem? E kuptoj qe eshte e veshtire, por duhet te sqarosh me veten se cfare pret ti nga raportet shoqerore dhe si mund te arrish te realizosh ato qe do ne lidhje me shoqerine. Eshte me lehte kur ndryshimi fillon nga vetja se te presesh ndryshimin tek te tjeret. Hidh hapin e pare. Jam e sigurte qe do ja vleje. Sa per mesimet, duhet te perpiqesh te krijosh nje sistem tendin te te mesuarit, te organizohesh.
Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak.
Mos hezito te na shkruash ne cdo moment. Ti nuk je vetem.
Te uroj me te mirat.
Ardita Korriku, Psikologe
Un te kuptoj sepse nje nga veshtiresit e mia
Te jetes esht kjo qe ke ti.Edhe per mua
Periudha e gjimnazit ka qene e padeshirueshme.Nuk kisha nje shoqe te vetme.Te gjith gjykonin cfardo qe beja,shum e refuzuar dhe e shar nga te tjeret kam qene dhe un.Universiteti pak me ndryshe po edhe aty skan munguar njerzit problematik.Kam shoqeri po jo ndonje shoqeri kushedi.Flasim per mesimet,ndonje gje te caktuar nje pershendetje e kaq.Madje edhe ne fakultet ka persona qe flasin keq per mua,duket nga qendrimi i tyre qe sme pelqejne.Disa edhe ne rruge me shmangin jo me te ken shoqeri me mua.Por tani kam arritur te kuptoj se duke u vrare shume per sjelljen e tjerve kunder meje kam humbur shume nga vetja.Gjera te tilla i kaloja me ankth,gjate nates nuk flija dot se kisha shum pyetje e mendime ne kok.Shiko sa dem i ben vetes.A ja vlen?E per ca,e per ke,per ca persona pvalere qe duan te te bejne te ndihesh e ti ashtu..do mbaroj shkolla zemer e atyre zor do ua shohesh me bojen.Kshu qe mos ta ndiej fare.Mos u afro ku e shikon qe tjetri te ben indiferentin.Nuk i duhet askujt persona shperfilles qe nuk njohin veten jo me te njohin te tjeret.Ti je nje njeri plot vlera,jam e sigurt qe nuk je thashethemaxhie,fyerse,sharese,apo qe i merr gjerat sipas leverdis sate.Jam e sigurt se shoqeria me ty do ishte shum e gjate dhe e sigurt,ti je shoqia qe cdokush do donte te kishte po ste kan sepse pavesia dhe ligesia e te tjereve esht nen kembet e tua.Ti si meriton njerez te till,prandaj zoti ste jep shoqeri se ti je me e mir se ata.Jo cdo gje qe na mungon
Patjeter do ishte e mir.Ti i shikon njerzit sot.Si jan ata?Plot zili,inate,fjale,e sharje e injorime per dike tjeter?Kta shok do ti?Te behesh si ata?Ata prandaj nuk merren me ty se e kuptojn qe sjan