Këshilla/Blog

03.12.2018

Si fillim, do te doja t’ju falenderoja per ndihmen qe u jepni shumë prej shqiptareve. Me pelqen fakti qe ekziston nje faqe e tille.
Problemet e mia filluan qe kur filloi klasa e dhjetë. Ne klase te nënte kalova disa ngjarje të pakëndshme dhe pata mendime vetevrasese te cilat i kalova pasi pata guximin tu thosha prindërve dhe te takohesha me një psikolog. Kur fillova gjimnazin, i thashë vetes se cdo gje do te shkonte mire dhe se do te kisha forcen per te perballuar cdo gje. Mesimet u veshtiresuan shume por arrija qe te punoja sa duhet. Beja ushtrime elasticiteti cdo dite dhe kjo gje me pelqente shume. Isha mjaft e organizuar dhe cdo gje po shkonte per se mbari. Mirepo erdhi urdhri se shkolla do te rikonstruktohej dhe ne do ta zhvillonim mesimin ne nje shkolle tjeter gjate pasdites (ora 14:30-19:30). Qe nga ky moment mu prish mjaft ritmi i dites. Kur vij ne darke jam shume e lodhur per te mesuar dhe gjate paradites shkoj ne kurse. Nuk kam kohe per ta pare me serialin qe me pelqente dhe me e keqja: nuk mund te bej me ushtrime fizike te fleksibilitetit. Kam humbur shume elasticitet. P.sh, nuk jam me ne gjendje ta bej sparkatën si para një muaji. Dhe mua mu desh shume kohe per te arritur deri te sparkata. Tani qe eshte dhjetor, kam cdo dite provime te tremujorit dhe kam shumë projekte për te dorëzuar. I kam lënë kurset për dy javë e megjithate prapë nuk kam kohe per te mesuar mjaftueshëm. Ndihem shume e stresuar dhe shpeshherë këtë mërzitje ua shfryj njerëzve të dashur. Nuk po mundem më as te kujdesem për veten dhe ka raste që i anashkaloj vaktet. Kam shume pritshmëri per veten dhe ndihem nën presion. Cfare mund te bej per tu ndierë më mirë.
E di që është histori e gjatë dhe faleminderit pélër kohën që i kushtoni.

  1. Anonymous says:

    Qetesohu zemer ! Merre me shtruar se gjithcka do te rregullohet. Perpiqu te pershtatesh. Vendos orare te reja. Mos u streso per nje note te keqe , e di qe nuk jam un qe duhet ta them kete sepse jam dhe une pak a shum si ti. Por relaksohu shijoje rinine ,adoleshencen . Do kesh kohe ne vit te 3 (tani jam une) qe te shqyhesh duke mesuar sa do te harrosh te krehesh dhe floket. Kshuqe mesohu qe tani qe te pranosh cdo note dhe te plotesosh deshirat vetes . Se ne fund do behesh si une pa shoqe , pa adoleshence , e thinjur qe 17 vjece. Ta siguroj qe nuk ja vlen.

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje Ola! Te falemderoj qe na je drejtuar. Si fillim te pergezoj qe ke gjetur kurajon per te kerkuar ndihme, pasi eshte hapi i pare drejt zgjidhjes se problemeve. Kuptoj qe per te fituar nje qendrueshmeri psikologjike dhe emocionale ju jeni perpjekur te krijoni nje rutine te shendetshme ditore. Por kjo rutine eshte cenuar ne momentin qe shkolla juaj u detyrua te ktheje orarin pasdite, dhe kjo gje ka bere qe te lekundet edhe ekuilibri juaj. Por pavaresisht ketyre ndryshimeve ju mund te perpiqeni te realizoni veprimtarite qe ju keni prioritet dhe ato qe ju japin kenaqesi. Aktivitetet tuaja jane po ato, thjeshte jane zhvendosur ne orar. Ne kendveshtrimin tim problem qendron ne faktin se ju ndaloni se vepruari pasi vazhdimisht mendoni se sa shume gjera keni per te bere. Ne vend qe te harrxhoni kohen dhe energjite tuaja duke menduar ne pafundesi se si te veproni, ndaloni dhe kryeni dicka te vogel. Ne mendjen tone ndonjehre gjerat ne te ardhmen jane te medha e ne trembemi se nuk do mundemi ti arrijme dot. Kur ke per te bere nje detyre mendo heren e fundit qe kishe per te bere nje detyre te ngjashme, te cilen e bere minute e fundit pa e kontrolluar per gabime. Nese do i kishe kushtuar pak me shume kohe sa cilesore do ishte. Perpiqu qe cdo pune ta ndash ne detyra me te vogla. Perpiqu gjithashu qe te mbash nje stil te shendetshem jetese duke fjetur mire, duke u ushqyer shendetshem dhe duke kryer veprimtari fizike (stervitje, kercim,vrap, ushtrime) te cilat e lehtesojne shume ankthin dhe presioni qe ju ndjeni. Ju uroj gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV