Këshilla/Blog

Evi 13.01.2020

E nderuar Dr. Elinda!

Jam duke u trajtuar prej vitesh (4) për luhatjet e humorit. Megjithatë nuk jam tërhequr nga jeta sociale dhe nga shkolla asnjëherë
Unë kam pasur ciklin e rregullt gjithmonë. A do mundem unë të kem më vonë familje ? Nuk e di ende sa do zgjasë ky problem. Kam gabuar me një medikament neuroleptik prandaj terapia po më zgjat. Jam shumë e shqetësuar.

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje, e dashur. Jo familje, por cfare te duash ti do mundesh te kesh. Ke friken e mjekimeve qe po merr? Do i largosh pak nga pak, mos e ki merak. Dhe do kesh mundesi te kesh partnerin tend, e nese do jete i duhuri, te keni familjen tuaj. Asnjehere nuk i dihet jetes, por te garantoj qe kjo faze qe po kalon dhe mjekimi qe po merr, nuk te pengojne ne mardhenie apo per shtatzani. Gjithmone, nese nuk ka shkaqe te tjera te mbivendosura. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV