21.02.2016
Pershendetje kam diqka qe me shqeteson shume jam mashkull 23 vjeq me pelqejne femrat por penisi im kur dua te kryej marredhenie seksuale me te dashuren nuk funksionon sepse nuk arrin te behet i forte ndersa kur jam ne shtepi duke shikuar video x.. Masturboj dhe cdo gje eshte ne rregull e kam provuar dhe me femra te tjera por i njejti problem! E di qe duket si budallallek por ky eshte nje problem i madh qe me shqetson shume ju lutem do doja nje pergjigje me vjen edhe turp te shkoj e te vizitohem tek ndonje seksolog
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Problemi Juaj është një problem që haset shpesh nga meshkujt, por që ndeshet më shpesh me rritjen e moshës. Me sa kuptoj unë ti arrin të mastrubosh me filma, revista,gazeta dhe kur në të vërtetë ke një marrëdhënie seksuale fizike me nje partnerë nuk arrin të kesh ereksion. Problemi Juaj hyn tek crregullimet erektile që do të thotë që penisi Juaj nuk arrin shkallën e fortësisë për të kryer marrëdhënie. Këto crregullime kanë shumë shkakëtar që mund të jenë psikologjik, që lidhen me stilën tënd të jetës që bën, por dhe mund të vijnë dhe nga probleme shëndetësore.Dua të të di dicka më tepër mbi ty.
Gjithë të mirat