Këshilla/Blog

14.03.2016

Pershendetje jam nje vajz 24 vjeq kam problem me dridhje te duarve veq kur te vjen dikush musafir ne shtepin time ose un kur te shkoj diku me ndodh kjo gjë,jam shum ne hall me ket rast spo di as ku mu drejtu nuk po mundem me.jetu me qit sen ju me antaret e familjes nuk me ndodh ju luten nese edhe dikkujt i ka.ndhodh kesi rasti te tregoj si ka gjet sherim ku duhet te drejtohem ku te shkoj ju.lutem te me ndihmoni se jam ne hall te madh faleminderit qe na keni dhen ket hapsir me pyet pres pergjigjie.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje.
    Faleminderit që na je drejtuar ne duke na shkruar për shqetësimin tënd.
    Letra juaj më ngjan me letrën e një shkruesi/se tjetër në web-faqen tonë dhe ndaj do të guxoj të të jap të njejtën përgjigje. Duket të jetë një sjellje ankthioze, por që të mos nxjerr përfundime të nxituara dhe në mënyrë që të të ndihmoj më shumë do të lutesha të më jepje më shumë informacion. Ka ndodhur dicka specifike që kur të ka nisur kjo sjellje? A të ka ndodhur ndonjëherë tjetër të kesh këtë dridhje duarsh? Cfarë mendon gjatë kohës që të ndodh dridhja e duarve? Cfarë të shqetëson më shumë në lidhje me të? Pas informacioneve që mund të marr nga ti, do të mund të jap një përgjigje më të plotë dhe ndihmë më specifike. Mos ngurro të na shkruash dhe pres përgjigjet nga ti.
    Gjithë të mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV