Këshilla/Blog

28.06.2018

Pershendetje,ka shum koh qe mendoj per vdekjen.
Gjithmon kur jam afer familjes mendoj se ata do te vdesin i perqafoj aq shum,pastaj mendoj se un do te vdes kjo vdekja me eshte fiksuar ne tru dhe sa qe nuk mundem ta bej jeten e mir pasi qe keta mendime me jan bere komplekse,nuk e di qfar kam,asnjeher me keq nuk kam qen falem lutem por ket mendim nuk mundem ta heq nga koka edhe pse e di se do te vdesim te gjith pas qdo kenaqesi me kujtohet vdekja dhe ndalem dhe mendoj me ben mos te ndjehem mir me jeten qe kam
Ketu u shpreha sepse e di se mund te me tregoni dhe te me ndihmoni prandaj mora inciativen te shkruaj ketu sa do pak te me ndihmoni.
Ju faleminderit

  1. Anonymous says:

    Ekzakt si ty jam un kam vite mua madje me duket sikur e ndjej vdekjen tmerrohem prz.

  2. Dr. Blerta Bodinaku says:

    E dashur letërshkruese,

    Mendimet për vdekjen janë të zakonshme gjatë jetës sonë, qofshin ato për vdekjen e të dashurve tanë, apo për vdekjen tonë personale. Në periudha të caktuara të jetës këto mendime mund të bëhen dominante dhe të zënë një pjesë më mirë të shqetësimeve tona. Kjo është e natyrshme pasi vetëdijësimi për vdekjen dhe pafuqinë njerëzore përballë saj është pjesë e pandarë e maturimit tonë dhe zhvillimit të kuptimit për jetën. Për këtë arsye, kalimi përmes këtyre periudhave përbën një sfidë zhvillimi, e cilat duhet kaluar për të garantuar rritjen tonë dhe kalimin në etapa të mëtejshme të jetës sonë. Kalim i suksesshëm përmes këtyre etapave rezulton në zhvillimin e një kuptimi më të plotë për rëndësinë e të jetuarit në mënyrë domethënëse dhe mënyrën për ta arritur këtë,
    Këto periudha bëhen ve[anërisht sfiduese në rastet kur ne ndjejmë zbrazëti dhe mungesë kuptimi në mënyrën se si po e jetojmë jetën aktualisht, kur ndjejmë se po jetojmë sipas pritshmërive të të tjerëve, apo kur ndjejmë se nuk po jetojmë në përputhje dhe në kërkim të potencialit tonë personal. Jo gjithmonë është e thjeshtë të dallojmë sa më lartë dhe mundet të jetë e nevojshme ndihmë profesionale për të kuptuar se si pritshmëritë e të tjerëve po përkufizojnë jetën tonë, apo se si po shpërdorojmë jetën tonë duke shpërdoruar potencialet tona personale.
    Këto mendime zakonisht shoqërohen me ankth, ose, në raste të tjera, mendime të tilla për vdekjen mund të jenë përfaqësime të [rregullimeve të ankthit. Kështu, është e nevojshme të eksplorohen dhe kuptohen arsyet që qëndrojnë pas ketyre mendimeve dhe ankthit që përjetojmë. Mundet që arsyet të lidhen sërish me sa përshkrova më lart por mundet edhe të burojnë mga arsye të tjera komplekse që fshihen në pavetëdijen tonë. Është e rëndësishme të kuptohet se në të gjitha tastet, ankthi është mënyra se si psikika jonë na sinjalizon për një konflikt të brendshëm dhe se është e nevojshme të ndërmarrim ndryshime në mënyrën si mendojmë, si perceptojmë, si nderveprojmë, apo si jetojmë. Për këtë arsye, është e nevojshme të eksplorosh arsyet që qëndrojnë pas mendimeve të tua dhe ankthjit që po përjeton dhe për këtë mund të të nevojitet ndihma e një psikoterapisti/je të kualifikuar me ndihmën e të cilit të mundesh jo vetëm të eksplorosh arsyet e mendimeve dhe ankthit tënd, por edhe të ndërtosh mekanizma të reja më të shëndetshme për t’u përballur me konfliktet e tua të brendshme dhe të jashtme.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.