20.05.2019
Pershendetje. Kam frik nga vdekja nuk e dii si kjo gje me ndodh qe 2 muaj nuk jam aspak e qet me rrah zemra shpejt me lishtohet trupi mendoj vetem per vdekje do vdes sot do vdes neser kam bere EKG te zemres me ka dal shum mir kam ber dhe analizat e pergjithshme te gjitha me kan dal mir por prap kam frik nuk di a eshte ankth apo diqka tjeter nuk jam aspak e qet. Ju faleminderit per mirkuptim nese ka mundsi naj sqarim
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe ndave me ne shqetesimin tend. Nga cfare ke pershkruar, frika nga vdekja dhe cfare ndjen ne trup ka shume mundesi te jene shfaqje te ankthit. Si ka filluar ky shqetesim dy muaj me pare? E lidh me ndonje ngjarje ose ndryshim ne jeten tende? Ke patur shqetesime te ngjashme ne te kaluaren? Mendoj se te ndihmon te flasesh pak me gjate mbi kete qofte te shkruash ketu, qofte me njerezit e afert. Nese shqetesimi te vazhdon te sugjeroj te konsiderosh mundesine e psikoterapise apo keshillimit me nje psikolog per te eksploruar me tej origjinen e ankthit. Ne pritje te pergjigjes tende, uroj te ndihesh me mire se shpejti!