28.04.2019
Pershendtje jam nje 21 vjec gjithecka filloi kur une u ndava nga i dashuri kisha nje ndjesi boshe vetem qaja se doja me jeten me pas fillova te ndjej shterngim ne kraharor dhe dhimbje ne gjoks bera analiza dhe dola mire por prape mendoj se do vdes qaj kam frike mendoj qe do iki nga kjo bote gjithecka me duket pa kuptim mendoj kur te vdes ca do thone njerzit ose nese ish i dashuri do te ndihet fajtor dhe une nuk dua qe ai te ndihet fajtor kam dy jave me kete ndjesi por sot e kam me shume me duket sikur do vdes neser dhe pse me thone eshte psikologjike njerzit te cliet iu kam thene une prape mendoj qe do vdes me duket sikur i shoh gjerat dhe njerzit per here te fundit me jep nje dhimbje zemra nuk kam oreks Ju lutem me ndihmoni Flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ana. Të kërkoj ndjesë për vonesën në përgjigje dhe më vjen keq për ndarjen që ke provuar në lidhjen tënde. Megjithëse janë pjesë normale të jetës ndarjet janë gjithmonë të vështira, ndonjëherë gati “të pamundura” në mendjen e atij/asaj që i përjeton. Por ato ndodhin. Dhimbja shpirtërore dhe psikike që pason këto ndarje kthehet shpeshherë në dhimbje fizike e ankth, në zbrazëti, në frikë nga vdekja, në humbje qëllimesh e shprese, në mungesë oreksi etj; çka janë ato që ti ke përjetuar këto dy javë. Unë e besoj që ti i ke realisht këto ndjesi – pasi siç të thashë ato mbartin dhimbjen – dhe e kuptoj “urgjencën” me të cilën e përjeton të tashmen dhe “mospërfytyrimin” gati absolut të së nesërmes. Koha nuk ekziston më në këto raste dhe, megjithëse nuk duam ta pranojmë, ajo nuk ekziston për ne ose ne nuk duam që ajo të ekzistojë, pikërisht sepse ajo shëron gjithçka; Gjithmonë duam “të arrijmë” atje ku ishim, te dhimbja. Me shumë dashamirësi të ftoj të flasim më shumë për këtë dhimbje që ndjen e të arrijmë atje së bashku. Gjithë të mirat.
Sokoli.
Shume flm per mbeshtetjen por une ndjej dhe nje djegje ne trup se di pse kam dy dite eshte ankth apo parandenje se nuk e kuptoj per me teper sic kam thene kam bere analiza eko ekg dhe asgje por kjo djegje me vazhdon me jepni nje keshille shume flm dhe njehere
Shume flm