Këshilla/Blog

07.11.2016

Kam frike nga pafundesia sa her mendoj per fundin ose pjesen ku hapsira qiellore mbaron me hyn nje makth i papare , cfar me keshilloni te bej per kete ?

  1. toni says:

    Une mendoj qe Ju nuk keni frike nga pafundesia, por keni frike nga fundi

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje

    Te përgëzoj qe ke zgjedhur te ndash ne web-faqen tone friken qe përjeton. Nga ajo qe shkruan mund te kuptoj shume pak rrethe teje, me ke shprehur se përjeton frike dhe shkaku këtu është abstrakt. Shpesh frika nga pafundësia mund te lidhet me konflikte personale si mungesa e vetëkontrollit ose mungesa e vetëbesimit, por gjithashtu mund te jete tregues për ekzistencën e një frike ekstreme ose irracionale qe ne terma te tjerë quhet “fobi”.
    Do te doja te me tregoje pak me shume rreth vetes për te kuptuar me mire mbi ty dhe përjetimet e tua. Çfarë moshe ke? Çfarë aktiviteti ditor ke? A mund te me thuash pak me shume mbi friken qe përjeton? Sa shpesh te ndodh, a ka ndonjë situate specifike e cila te ndikon përjetimin e kësaj frike? Si ndikon kjo frike ne jetën tende te përditshme?
    Dëgjohemi serish për te folur me shume rreth teje.

    Gjithë te mirat
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV