24.01.2017
Pershendetje ….Si fillim jam shume e lumtur qe rastesisht duke kerkuar ne google per nje detyre qe me duhej te beja shikoj “nuk je vetem” …..e le menjehere kerkimin per detyren dhe vendos te shoh me shume per “nuk je vetem “…..Deshiroj te flas shume per veten qofte ne lidhje me familjen qofte ne lidhje me shkollen por ajo cfare kam deshire te flas me teper eshte fakti qe kam frike te krijoj nje lidhje me djemte nuk kam besim fare te perrallat qe ata tregojne ne moment qe je ne njohje me ta ….them perralla sepse me ka rezultuar qe ne nje rast kur une isha vetem 18 vjec kam pesuar nje zhgenjim te madh .Flas per dy muaj me nje djale ne facebook G.jate kesaj kohe ai nuk e dinte as se kush isha une ,kjo sepse une jam njohur me te ne nje adrese fb qe nje e afermja e imja me e madhe e kishte perdorur me pare dhe nuk kishte lene asnje foto.Ai ishte 4 vite me i rritur se mua….me kerkonte ta takoja vazhdimisht…vendosa ta takoja sepse prekem shume mga historia e tij…E kam takuar 4 here gjithsej dhe gjate ketyre takime kuptoj qe gjerat qe ai me kishte treguar per veten binin ndesh me ato cfare ai fliste kur une isha me te….nuk kam pasur asnje lloj kontakti me te apo ndonje situte intimiteti….edhe pse e doja shume aq shume sa qe rashe ne depresion qe nga momenti kur vendos qe ate mos ta takoj me…ok kalon nje vit dhe njoh nje djale tjeter qe rastesisht e kisha takur ne nje konference ne shkolle….nuk pranoj qe ta takoj si bera heren e pare por vendos te flas dhe bie dakort me te qe te flisnim ne fb ….flasim per rreth 6 muaj gjate kesaj kohe gjerat sa vinin dhe ftoheshin me te dhe keshtu si perfundim nuk e takoj fare…..E di qe kaq nuk mjafton per te treguar per gjithe kohen qe une flisja me te por nuk pendohem qe nuk kam te bej me me te….nsq se do me donte ne te vertete do e gjente menyren per tme takuar dhe nuk do te respektonte ne te njejten menyre qe e respektoja dhe une ….e di qe kam nevoje te flas shume per veten kam nevoje te degjohem nga nje psikologe per te mare nje mendim nese jam une ajo qe ka vepruar gabim ….une dua t krijoj lidhje ashtu si bejne te gjitha moshataret e mia po jo lidhje aventure ama..Nejse me kaq po e mbyll kte rrefim per veten rrefim qe vetem nje shoqja ime shume e besuar e e di dhe askush tjeter ..Faleminderit…..jam ne pritje te pergjigjes tuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
E shoh qe ke shume deshire te flasesh per veten dhe ke nevoje te shprehesh ato qe mendon. Me sa kuptoj je ne universitet dhe ne moshe krejt normale per te krijuar marredhenie nese ke deshire te besh kete. Theksoj “deshire” pasi marredhenie vjen si pasoj e ndjenjave dhe dëshirës per te qene ne lidhje dhe jo domosdoshmerise se te menduarit se je ne moshe per te pasur lidhje apo se shoqet e tua jane ne nje te tille. Eksperienca jote mbi marredheniet bazohet ne marredhenie virtuale, e cila ndryshon shume nga nje marredhenie reale. Kanalet e komunikimit ndryshojne shume dhe derveprimi eshte i ndikuar nga keto kanale komunikimi. Ke shkruar se djalin te cilin e ke takuar 4 here e doje shume. Cfare do te thote e doje shume? Cfare eshte dashuria per ty? Gjithashtu me shruan se djali I dyte me te cilin ke folur “nuk do te respektonte ne te njejten menyre qe e respektoje dhe ti”? cfar do te thuash me kete?
Te uroj gjithe te mirat,
Sabjola