Këshilla/Blog

Anonim 02.01.2024

Pershendetje . Jam nje nene e dy djemve . Dua ta tregoj gjithe kete ankth qe ka filluar para 2 viteve . Kam qene shtatezan ne djalin e vogel , djali madh ka qene dy vjeq . Para 2 viteve kam pasur mendime shum te keqia per djalin tim me vishin mendime ne koke qe do i bej diqka do e mbys kam pasur frike te madhe sa qe nuk mujsha me nejt vetem me djalin kam biseduar me psikolog dhe at periudh e pata kaluar. Mandaj lindi djali dyt ka pasur faza shum te shkurta qe ndonjehere me ka shkuar mendje po e kam kaluar shum deri tani para 2 muajve qe ka filluar dal nga dal duke mu shtuar e tani jam ne gjendje shumm te keqe kam frike te rri vetem me femijet kam shum mendime te dhunshme asnihere sjam e qete kam shum frike se do i bej ndonjehe gje , luftoj me keto mendime dhe me kan lodhur shumm . Me duket vetja qe sjam normal . Bisedoj me psikolog por me ka thene qe duhet te mar barna sepee jam ne nje faze shum te madhe qrregullimi . Ju lutem a do jem gjithmone keshtu a do me kaloj ndonjehere . A eshte dikush njejt si un a ka mundur me kalu dhe me jetu jeten normale sepse un jam shum keq me ka hupur vullneti per jete .

  1. Anonim says:

    Pse askush nuk jep nje pergjigje kam nevoj per mendimin e psikologut

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur,

      Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit. Ju ftojme te beni pak durim per pergjigjen duke marre parasysh dhe faktin qe ka qene periudhe festash. Shume shpejt do te gjeni te publikuar pergjigjen nga psikologia.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruar. Eshte shume e rendesishme qe po kerkoni ndihme dhe keni biseduar me nje psikolog per gjendjen tuaj. E kuptoj qe eshte shume e veshtire dhe duket sikur e gjithe mendja juaj kontrollohet nga forca te jashtme qe nuk jane ne doren tuaj dhe ndjeni pafuqi per ta ndryshuar kete situate. Ndjeni frike per veten, frike per femijet dhe frike per te ardhmen.
    Ajo qe do ju keshilloja si fillim, do te ishte te ezauroni mundesite me praktike qe keni afer vetes tuaj. Mundohuni te ruani komunikim te vazhdueshem me familjaret dhe miqte tuaj e te qendroni prane tyre. Praktikoni te flisni hapur me to rreth ndjenjave tuaja, pasi komunikimi i hapur mund t’ju sjelle mbeshtetje emocionale dhe te kaperceni me lehtesisht mendimet mbytese.
    Krijoni nje rutine te qëndrueshme per veten dhe femijet tuaj. Rregullimi i nje dite ne te strukturuar mund te ndihmoje ne stabilizimin emocional.
    Mundohuni te perdorni teknika të thjeshta të meditimit ose mindfulness per te ndihmuar ne zbutjen e ankthit dhe tensioneve.
    Kushtoji kohe vetes tende duke zhvilluar aktivitete qe te sjellin kenaqesi dhe relaksim, si leximi, ecja, natyra apo dicka qe ju pelqen.
    Per sa ndate me mua, psikologu ju ka rekomanduar barna, por une do keshilloja te kryeni konsulta me nje mjek per kete pjese dhe ti nenshtroheni nje plani te miremenduar trajtimi sic do ta gjykonin profesionistet.
    Gjithashtu, une do doja t’ju pyesja si i keni mundesite dhe nese e keni menduar te konsideroni ti nenshtroheni nje procesi terapeutik me psikologe duke e ndjekur ate ne meyre konsistente dhe sipas nje protokolli profesional, pasi takimet sporadike vetem ne momentet e veshtira jane nje zgjidhje emergjente por jo kohegjate per problemin.
    Ndryshimet vijne me nje proces dhe kerkojne kohe dhe perkushtim.
    Une ju falenderoj e pres te degjohemi serish bashke dhe nderkohe kujdesuni per veten dhe mos hezitoni te kerkoni ndihme.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV