Lola 05.11.2019
Ju lutem me ndihmoni jam sh keq jam 25 vjec e martuar kak nje vajz 3vjec jam shtatzan prap para 2 muaj zbulova tradhtij e tim shoqi pavaresisjt te gjithave e fala e pse nk e prano,tani filloibprap avazi mbrem e kapa me biseda me femra te tjeara prap justifikohet po filloi te behet i dhunshem kur i thash me kerceno me femijet e keqa esht se jam vetem ne nje vend te huaj vetem ate kam nk di cte bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
vazhdo perpara. nuk ke nevoje per nje njeri i ai. ti mund tia dalesh pasi nuk je vetem ke femijet e tu qe te japin force. gjithashtu ne shume shtete mund te ofrojne ndihme dhe mbeshtetje. cfaredo qe te besh mos harro qe je e re dhe ke 2 fmije te cilet me mire te rriten me prinder te divorcuar sesa mes dhunes dhe tradhtetise.
Largohu nga ai.Shpeto veten dhe femijet.Ske nevoje per nje burre qe sdi te
Respektoj ty dhe as femijet nuk kan
Nevoj per nje baba te till.
Nese ata do rriten me prinder
Te divorcuar do te jet me mir per ta
Se sa te rriten me nje baba qe merret
Me femra te tjera dhe qe eshte i
Dhunshem.Psikologjia e tyre do jet
E rend dhe jeta dhe vetja e tyre
E veshtire.Kete keshill
nuk e ke as nga nje
Mjeke as nga nje psikologe po
e ke nga nje person qe ka kaluar
Ate qe po kalon ti.Ta them nga jeta zemra.
Po ti ske pse rri me ate nese jeta me ate
Eshte kaq e padurueshme.As per ty
As per femijet nuk eshte ambjen dhe
Person i duhur per te kaluar jeten.
Nuk esht aq e lehte sa thoni ju… sic thash jam ne vend te huaj pa letra ,asnji nga familja sdo me mbeshtes..po cmemdemm mundohem te jemi si me pare po ai ndrysho vertet 1jav sillet mire po prap kthehet e vepro keq vetem ofendoo
Përshëndetje Lola,
Të falenderojmë që ke shkruar në Nuk Je Vetëm.
Në letrën tënde ti ke paraqitur dy probleme madhore: e para është problemi yt si grua që bashkëshorti të tradhëton, dhe e dyta është se ai është i dhunshëm dhe në familjen tuaj ju keni dhe fëmijë. Në këtë rast, dhuna që ai përdor është shqetësimi kryesor pasi dëmton fëmijët dhe ty. Ndonëse ai mund të mos jetë i dhunshëm me fëmijët, fakti që është ndaj teje i vendos dhe fëmijët në rrezik. Ju thoni se “vetëm atë kam”, por në fakt duket se ju atë nuk e keni fare pasi as si bashkëshort dhe as si baba ai nuk i kryen detyrimet e tij.
Nuk e di a keni folur ju me familjen tuaj për sjelljen e bashkëshortit? Nëse po, çfarë të kanë sugjeruar? A të mbështesin?
Ajo çfarë mendoj se është e rëndësishme të kuptosh është se dhuna është e pajustifikueshme në çdo rrethanë, me dhunë kam parasysh atë fizike, emocionale dhe mendore.
Lexoj në komente se ju jeni pa letra, por duhet të mendoni cila alternativë shkakton më shumë dëmë: dëmi që po i shkaktoni vetes dhe fëmijëve është më i lartë të rrini aty dhe të jetoni nën ndikimin e dhunës sistematike apo të rrezikoni të ktheheni në vendin tuaj dhe të paktën të jeni larg dhunës.
Këto pyetje mendoj se kërkojnë nga ju të reflektoni gjatë për çfarë është më e mira juaj dhe e fëmijëve tuaj.
Mos hezitoni të na shkruani sërish,
Stafi i Nuk Je Vetëm