Këshilla/Blog

Jsk 02.02.2021

Athere, kur isha e vogel rreth 12 vjec desh me perdhunoi nje burre i vjeter mbrapa shkolles, me von rreth moshes 14 vjecare i was raped nga njeri nga klasa dhe shoku i vet. Me vone fillova gjimnazin dhe u mpleksa me nje 28 vjecar who molested me as well. Tani ka momente qe ndihem sikur sjam asgje dhe jam e pavlere. Ndihem bosh dhe ne shume raste them me vete shpresoj te me kap ndonje burre me ndonje cep pallati dhe te bej cte doje me mua , vetem qe te ndjej dicka. Dua gjithashtu edhe te mos pres me duart ose kembet por konflikti me i vogel sidomos me familjen, me ben te mendoj vetem per ate fakt qe dua te lendoj veten.
Thjesht dua ndonje keshille cfare te bej dhe a ja vlen te shkoj me ndonje psikiater te diagnostikohem me dicka.
Falemiderit

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Të falenderoj për pyetjen. Dëshiroj që përgjigjen time ta nis nga fundi I përshkrimit të shqetësimit tend. Sigurisht që fakti që ke shkruar te faqja nukjevetem flet për një nevoje tenden për të folur me dikë. Kjo është më e rëndësishmja, që ti të flasësh, pasi, sic thashë, ky është procesi që “mungon”/ka munguar deri më sot; që “prerja e duarve ose e këmbëve” të transformohet në një bisedë. Dhe këtu kam parasysh një terapist me shume se nje psikiater.
    Duket se deshiron te dish nje diagnoze me idenë se po I vure nje emer shqetesimit tend ai zhduket. E kam fjalen që sikur vete procesi qe folem me siper, e te folurit me nje terapist per nje kohe te caktuar, përben per ty një mundim. Ne fakt duket sikur diagnoza, prerja, perdhunimi, njehsohen si “zgjidhje” te menjehershme. Sikur vetem ne nje forme akute mund te ndjesh, sikur vetem ekstremja dhe e njehershmja të mbush. Kjo është një përseritje e atij emocioni intensiv qe ke ndjere ne ate moshe te mitur kur je perballur me mundesine e nje molepsimi dhe më vone me një dhunë reale, serish ne moshe te mitur. Ka shume zemerim te ty; një pjese e madhe e tij me te drejte. Nganjehere, per te ruajtur si veten dhe te tjeret nga ky zemerim (ose nga nje ndjenje tjeter po kaq intensive), e zbrazim veten dhe shnderrohemi ne ato guackat bosh ku ben jehone zeri I tjetrit (ose nje pjese tjetër e vetes). Nganjehere e kthejme kete zemerim nga vetja nderkohe që çka duam/kemi nevoje realisht eshte te fajesojme dike tjeter. Por ne vend te kesaj “shtegtojmë”. Une sigurisht mund te shkruaj me shume ketu, por do te preferoja me shume që te mjaftoehesha duke të nxitur të kontaktoje nje terapist (gjithsesi edhe me nje psikiater nese kjo eshte ajo qe deshiron) dhe te fillosh nje proces terapeutik. Ti japesh kohe vetes, pasi me krijohet pershtypja se duke qene se vetem “perjeton” ne menyre pasive diten tende, koha behet e padurueshme. Ajo nuk eshte e mbushur me deshira dhe mendime por vetem me nje “mungese” te një tjetri që po te ishte aty per ty – edhe pa “diagnoze”- do te mundesonte një te perditshme ndryshe.
    Ne cdo rast, je e mirëpritur te më shkruash
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV