14.08.2017
Përshëndetje
Jam ne nje dilemë. Kam 1 vit e gjysem e lidhur me dike. E dua kete person vertet shume nuk qendroj dot larg tij por problemi eshte qe une mendoj per dike qe kam pas fiksim. Edhe pse e di qe eshte materialist(fiksimi),ose u soll keq me mua, une prap mendoj per te .A quhet tradhti nqs mendon per te ose mendon se si do ishte lidhja me te edhe pse e pamundur.
Me duket sikur e dua ate person por nuk dua te lidhem me te sepse nuk eshte per mua.
Me kete personin qe kam prane e dua vërtet shume dhe dua te vazhdoj te jem me te por kam frike se mos i bej padrejtesi qe ndonjëherë me vjen ndermend ai tjetri.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na ke shkruar e na ke drejtuar mendimet e tua të momentit.
Në radhë të mirë më vjen mirë që ti përshkruan që je në një lidhje në të cilën ndihesh mirë dhe e do personin me të cilin je. Ndërkohë që në mendjen tënde ekziston hërë pas here dikush tjetër që ndoshta ka lenë gjurmë, mendime apo ndjesi të pambyllura për ty. Në fakt ti vetë e përkufizon atë si “fiksim” dhe kjo do të thotë që koncepti rreth personit apo cfarë mund të kishe është ajo për të cilin ti mendon më së shumti, se sa vetë personi, që ti thua është sjell keq me ty dhe ishte materialist.
Kjo do të thotë që mendimi rreth personit (fiksimit) në këtë pikë nuk është realist, por ndjenjat e refuzimit apo fakti që ka qenë një histori e pazhvilluar apo e pambyllur mirë, qëndrojnë me ty si pikëpyetje. Por në fakt, jo cdo person apo lidhje që mund të fillojmë është e thënë të ketë një zhvillim apo qëndrueshmëri. Kështu që duhet të vendosim edhe një paqe me veten, që jo cdo gjë është e thënë të funksionojë.
Gjithsesi unë nuk mendoj që duhet të jesh e ashpër me veten sepse mendon për personin tjetër, por është e nevojshme është të reflektosh për gjërat që mendon dhe ti vendosësh ato në një prespektivë realiste.
Në gjykimin tim ajo që të nevojitet në këtë moment është që kuptosh edhe si të lëshosh “fiksimet”. Është njëlloj sikur në momentin që ke mendime për të ti pohosh vetes cfarë ndjen, por edhe ti lëshosh mendimet të tipit “ndjej për ty, por ti nuk je me mua, kjo nuk ishte e thënë etj etj”. Do të thotë që kur ke mendime për personin tjetër, ti balancosh ato me forma të tjera të menduari.
Gjithashtu të uroj të vlerësosh dhe të investosh në marrëdhënien në të cilën ndihesh mirë dhe ta shijosh atë plotësisht.
Me respekt,
Alma Guma