11.02.2016
pershendetje kam nje problem qe me shqetson ne lidhje me vajzen time qe kur ka qen ne klas te pare cdo here qe kishte test qante e njejta situate vazhdon dhe tani ne klase te shtate arsyeja qe me shpjegon vajza eshte se kam frike mos nuk marr dhjete une dhe as bashkeshorti nuk ja kemi imponuar te jete vetem me dhjeta mjafton qe te mesoje dhe te jete sistematike por eshte e pamundur te flasesh me vajzen time po te marr nente do filloj te qaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Vajza mbase ka nevojë për pak argëtim me shoqërinë dhe të ketë shoqëri me shoqe si vetja që mësojnë. Mbase do ishte mirë që të mësonte bashkë me ndonjë shoqe në mënyrë që ky stres të avullojë. Miqësia gjithmonë heq çdo stres apo frikë që mund të kemi.
Përshëndetje e dashur!
Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm“.
Nga sa ju përshkruani, duket qartë se vajza përjeton ngarkesa të mëdha emocionale sa herë që gjendet para provimeve. Beni shume mire qe nuk i imponoheni per rezultate maksimale, pasi qenia njerëzore e ka të pamundur të arrijë përfeksionin. Por mesa duket vajza juaj e kerkon perfeksionin te vetja. Ju si prindër mund të lehtësoni disi gjendjen e saj duke e ndihmuar të kuptojë arsyen reale të frikës që ndjen dhe mbi te gjitha ta ndihmoni te kuptoje se suksesi i saj si njeri nuk mbështetet vetem te rezultat në mësime por edhe në karakterin, sjelljet apo qendrimet e saj lidhur me boten qe e rrethon.
Gjithë të mirat.