Liza 10.02.2021
Pershendetje shpresoj te jeni mire me shendet.
Gjithmon e kam pas problem menaxhimin e mendimeve negative ,por kete her spo e kaloj dot kete gjendje .
Para nje muaji kaluam covid si familje dhe nga kjo me krijoji gjendje ankthi kisha probleme me pagjumsin ,mund te them qe gati nje jav mund te flija vetem nje or ne dark kisha veshtirsi ne frymarrje te dridhura djersitje duarsh dhe nje ndjenj shum te keqe. Tani qe po bej muaji qe kaloj kam mendime negative ,mendime per vdekjen ndjehem e lodhur e skam motivim per asgje dhe asgje sme jep lumturi . Deshiroja te bisedoja me ju cfare me sygjeroni si mund ta kaloj kete gjendje do ju isha shum falenderuese nese do me ndihmoni ta kaloj kete dhe te krijoj pak me shum besim e te jem me e qet ne cfardo situate . Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un po te njeten gjë jam duke kaluar kame pasur covid dhe ende kam ankth e mendime negative pothuajse afro 6’muaj
Pershendetje! Mendimi im eshte qe pershkak qe e keni kaluar nje gjendje te virusit covid bashke si familje atehere ne familjen e juaj gjithmon kane qarkulluar mendimet negative qe mund ti keni konsumuar nga mediat dhe njerezit ne pergjithesi dhe per ate arsye ka shkaktuar gjendje ankthi tek ti si per vdekjen ashtu edhe per cdo mendim negativ… Une mendoj qe ti personalishte duhet ti ja besh me dije vetes qe keto mendime jane irracionale, te palogjikshme te cilat nuk vijne nga ti dhe nuk jane te verteta por pershkak te ankthit dhe gjendjes qe e ke kaluar ka bere te dyshosh keshtu per veten dhe mendimet. Cfare mendoje eshte se duhet ti shkruash mendimet e tua negative dhe ti zevendesoshe me mendime pozitive. Shoqeroju shpesh me shoqeri, sidomos nje shoqe qe mund ti tregosh hallin qe ke edhe pse ajo ndoshta nuk te ndihmon fakti qe ti shprehesh mund te te ndihmoje qe te reflektosh mbi veten, duhet te merresh posaqerishte me nje sport kur sheh ndryshim tek trupi yt do fillosh ta kthesh besimin per veten. Meditimi poashtu eshte fitimprures per shendetin mendor. Shpresoje qe mendimet e mia rreth ksaj sadopak mund te te ndihmoje!!
Pershendetje e dashur,
Si fillim, me lejo t’ju uroj te kaluara dhe gezofshi shendet te plote familjarisht!
Eksperienca me semundjen Covid-19 nuk eshte e lehte per shumicen e njerezve, pasi mund te shoqerohet me frike, ankth dhe pasiguri. Perjetimi si familje mund te jete akoma me stresues.
E rendesishme eshte qe e kaluat me sukses te gjithe dhe qe tani jeni mire nga ana shendetesore. Mirepo kjo nuk do te thote qe ana psikologjike nuk ka nevoje per vemendje te shtuar. E ndersa simptomat fizike mund te ulen shpejt me marrjen e nje mjekimi, simptomat psikologjike sidomos nese nuk trajtohen, mbeten aty dhe mund te perkeqesohen.
Une te inkurajoj qe te gjesh te gjitha format dhe menyrat per ta mbeshtetur veten tende ne kete moment. Kujdesu per stilin tend te jeteses (ushqimin, gjumin, ushtrimet fizike, lidhjet shoqerore) duke bere ndryshime ne favor te shendetit fizik dhe mendor. Nese me keto ndryshime sheh qe nuk do kesh ndryshimet e pritshme, te inkurajoj qe te provosh te fillosh nje terapi me nje psikolog/e per te marre ndihme profesionale.
Uroj te ndihesh me mire dhe ta ndihmosh veten tende!
Te pershendes,
Lediona Braho
Psikologe